-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Media serbe: Nderimet për Lavrovin në Beograd – sinjal Amerikës dhe për Kosovën

Rekomandime

Përfaqësuesit e qarqeve diplomatike i kanë thënë jozyrtarisht gazetës serbe “Danas” se vizita e ministrit të ounëve të jashtme të Rusisë Sergei Lavrov në Serbi në një “moment politik shumë delikat në skenën politike ndërkombëtare” mund të interpretohet si një “mesazh i qartë për administratën e re amerikane në të udhëhequr nga demokrati Joseph Biden”.

Vuçiqi, me mikpritjen e treguar ndaj Lavrovit në Beograd, si dhe me mesazhet e aleancës midis Beogradit dhe Moskës, edhe një herë i tregoi Perëndimit, kryesisht Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, se ka një alternativë në politikën e jashtme për Serbinë.

- Advertisement -

Në të njëjtën kohë, mbështetja e Lavrovit ndaj autoritetet serbe në lidhje me Kosovën, si dhe mesazhet e tij në lidhje me nevojën për të ruajtur Marrëveshjen e Dejtonit gjatë vizitës së tij në BeH të hënën, tregojnë se Rusia nuk dëshiron të humbasë ndikimin në Ballkanin Perëndimor në garën me fuqitë e tjera të mëdha.

Pozicioni i pandryshuar i Rusisë për Kosovën është i rëndësishëm për Serbinë në kontekstin e fazës tjetër të dialogut të Brukselit, veçanërisht nëse marrim parasysh pritjen që aleanca transatlantike e Uashingtonit me Brukselin dhe Berlinin do të rinovohet gjatë mandatit të ardhshëm presidencial të Joseph Bidenit,” i kanë thënë burimet diplomatike gazetës beogradase.

Ata gjithashtu kanë thënë se letra e Vladimir Putinit, e lexuar nga Lavrovi, është mesazh i “fuqisë së butë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit