1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Media serbe pretendon se u rrahën dy të rinj afër Leposaviqit nga policët e Kosovës, Policia s’di gjë

Rekomandime

Mediumi sreb ka raportuar se njësitet speciale policore në fshatin Joshanicë afër Leposaviqit kanë rrahur dy serbë të rinj. Por, Policia që u kontaktua nga Nacionalja nuk di gjë për këtë çështje.

- Advertisement -

Sipas Kosovo-Online, të rinjtë janë të moshës 23 dhe 24 vjeçare dhe banojnë në fshatin Joshanicë. Ata ishin ngacmuar e më pas ndaj tyre ishin shkaktuar edhe plagë fizike.

Raportimi vazhdon se më pas ata ishin dërguar për në spital në Mitrovicë të Veriut.

Nacionale ka kontaktuar me Besim Hotin nga Policia e Kosovës në Mitrovicë, por i cili u shpreh se nuk kanë asnjë informacion apo ankesë zyrtare në lidhje me këtë rast.

- Advertisement -

Çka thuhet më tej në raportim?

“Rreth orës 19:30 kaluam ngadalë nëpër fshat me makinë për ta kërkuar telefonin tim të humbur. Unë po vozisja ngadalë kur u përgjuam nga dy xhipa prej të cilëve dolën rreth tetë zyrtarë policorë me uniformë. Ata na nxorën nga vetura dhe nisën të na ngacmonin. Na goditën në kokë e në brinj dhe kur e morën vesh se jetojmë këtu, na lanë të shkonim në shtëpi. Të dy jemi në spital nën vëzhgim,” – u shpreh Gj. M. për këtë gazetë.

- Advertisement -

Më vonë, u raportua se që të dy të rinjtë ishin liruar nga spitali për të shkuar në shtëpi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit