1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Media serbe: UÇK-ja trafikonte organe, zemra shitej për 300.000 marka

Rekomandime

Media serbe “Kurir” ka hapur faqen e parëtë gazetës dhe të medias online me një shkrim për krerët e UÇK (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) dhe KRlMET e pretenduara të Iuftës, duke përmendur edhe “shtëpinë e verdhë”.

ARTIKULLI I PUBLIKUAR:

- Advertisement -

Organet e serbëve të rrëmbyer në Kosovë në fund të viteve 1990 shiteshin në tregun e zi me këto çmime: 300.000 marka për zemrën, 60.000 marka për veshkën dhe 10.000 marka për 5 litra gjak. Njeriu kryesor që merrej me këto punë ishte Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Mes të tjerëve ishin edhe ish-udhëheqësit e UÇK- së, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi, të cilët më vonë shërbyen si kryeministër dhe presidentë të Kosovës. Të gjithë fituan miliona.

Organet e serbëve, romëve dhe shqiptarëve hiqeshin në disa lokacione – më shpesh në Shqipëri – e preferuara ishte “shtëpia e verdhë”. VlKTlMAT zakonisht nuk viheshin në gjumë përpara se t’u merreshin organet, por priheshin të gjallë. Menjëherë pas heqjes nga trupi, organet u vendosën në frigoriferë të veçantë dhe dërgoheshin në vendet e caktuara.

- Advertisement -

E gjithë kjo thuhet ndër të tjera në dëshminë e dhënë nga një shqiptar, dëshmitar dhe bashkëpunëtor në trafikun e organeve, të cilën e ka siguruar ekskluzivisht “Kurir”. Bëhet fjalë për dëshminë e një njeriu që i ka hequr personalisht organet e njerëzve.

Deklarata e dhënë nga ky ish-pjesëtar i UÇK-së për hetuesit serbë, përshkruan në detaje se si ka ndodhur trafikimi i organeve. Siç tha në fillim, ideja për të “bërë biznes” u ngjiz gjatë Iuftës, e cila filloi në vitin 1998.

- Advertisement -

“Nisi me idenë për të marrë paratë që gjoja u duheshin për luftën dhe normalisht i mbajtën për vete”.

Duke theksuar se është shumë i frikësuar për gjithë këto që thotë, shqiptari ka deklaruar se kryesori për trafikun e organeve ka qenë Jakup Krasniqi. Ai në një pjesë tjetër të deklaratës është shprehur konkret kur bëhet fjalë për organizatorët e kësaj pune monstruoze.

“Organizatorë të gjithë kësaj “pune” me organet janë: Shefi Jakup Krasniqi – truri i çdo gjëje, edhe për UÇK-në edhe për këtë “biznes”, kurse organizatorë janë Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi e Sabit Geci. Meqë ishin komandantë, na porositën kush dhe kur dhe ku t’i transferonim të burgosurit dhe kështu u bë. Kishte shumë ushtarë që nuk e kishin idenë se çfarë po ndodhte me të burgosurit, sepse pak prej nesh e dinim deri në fund se çfarë po ndodhte me të burgosurit. (…). Këta komandantë të UÇK-së dhe pak nga ne ushtarët dinin për të gjitha këto. Secili fitoi para në mënyrën e vet. Këta shefat morën shumë para për këtë, sepse në atë kohë 300 mijë marka ishte një zemër. Në atë kohë e dija saktësisht se sa kushtonte, si 60 mijë marka për një veshkë, sepse çdo gjë kishte çmimin e saj. Për shembull, 10.000 marka ishin pesë litra gjak, veçanërisht grupi i gjakut “zero negativ”, sepse ka shumë pak. Njerëzit nuk i çonin për operacione ashtu, sepse do të shkonin për ekzaminime të hollësishme. Askush nuk është budalla të blejë organe ashtu. Gjithçka u bë për t’u pasuruar. Sabit Geci, e njihni vetë, Naim Maljoku, pastaj Ramush Haradinaj dhe Thaçi – e gjithë Kumanova është e tij dhe e kompanisë “Milano”. Nga vijnë paratë e tyre? Nga mendoni se ata fituan miliona?,”-deklaroi ai.

Trajnimi në Shqipëri

Siç ka shpjeguar ai ka kryer stërvitjen për repartin antiterror në Shqipëri, por edhe stërvitjen për prerjen e trupit.

– Jam stërvitur nga “Black Masks”. Aty kishte më shumë mjekë për trajnim. Ata ishin nga Shqipëria. Më treguan në pjesët plastike të trupit se si të prisja, kryesisht zemrën, por edhe për veshkat, megjithëse më së shumti bëhej fjalë për zemrën. Epo atëherë më treguan se si ta nxjerr dhe si ta fus në akull. Më thanë se maksimumi 12 orë kohë ta merrja për t’ia vënë dikujt tjetër. Teksa merret zemra vendoset direkt në një kuti plastike që ka kapak dhe vendoset në frigorifer me akull. Mjekët thanë se duhet pasur kujdes kur priten venat dhe arteriet, në mënyrë që zemra të ketë një lloj rrjete mbrojtëse dhe që unë ta mbaj shumë kujdes dhe të kujdesem që të mos e dëmtoj.

Marrë dhe përkthyer nga Kurir

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit