-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Mediat botërore shkruajnë për kosovarin që kujdeset për serben e vetmuar në Kosovë

Rekomandime

Blagica Diçiq, 92 vjeç dhe me shëndet të dobët, është e vetmja banore e një fshati të largët të pakicës serbe në malet e Kosovës lindore që është braktisur nga të gjithë banorët e tjerë – përfshirë fëmijët e saj.

- Advertisement -

Gjorgje, djali i madh, është zhvendosur në kryeqytetin e Serbisë, Beograd dhe nuk ka vend për të. Ajo nuk mund të kujtohet se kur u takuan për herë të fundit.

Djali i vogël, Sllobodani, jeton në shtëpitë e siguruara nga këshilli në qytetin afër Kamenicës me gruan e tij të paralizuar. Ai rrallë e viziton të moshuarën.

Fadil Rama, një shqiptar i Kosovës, zgjedh produkte nga dyqani i tij për t’ia dërguar Blagica Diçiqit, një serbe 92-vjeçare e Kosovës e cila nuk ka askënd tjetër për t’u kujdesur për të.
(AP Foto / Visar Kryeziu)
Por tani, ajo ndjen se e ka një djalë të ri. E gjitha është edhe më e jashtëzakonshme sepse Fadil Rama, 54 vjeç, vjen nga ana tjetër e ndarjes së hidhur etnike të Kosovës, duke qenë një anëtar i shumicës shqiptare të Kosovës dhe mysliman, shkruan Associated Press, transmeton Gazeta Express.

“Unë i kam tre djem, jo ​​dy”, thotë ajo, e shtrirë në shtrat me dy batanije për t’u mbuluar në shtëpinë e saj të vogël në fshatin Vaganesh, 45 kilometra (30 milje) në lindje të kryeqytetit, Prishtinës.

- Advertisement -

“Fadili është tjetri, duke më sjellë ushqim dhe duke u kujdesur për mua”, thotë ajo, mbështetur në njërin bërryl ndërsa e përkëdhel Ramën, i cili jeton më pak se një milje larg në fshatin shqiptar Strezovce.


Blagica Diçiq vizitohet rregullisht nga Fadil Rama, i cili i sjell ushqime dhe sende tjera.
(AP Foto / Visar Kryeziu)

Fadil Rama ecën në fshatin e shkretë duke çuar ushqim te Blagica Diçiq.
(AP Foto / Visar Kryeziu)
Deri në fillim të nëntorit, Diçiq gëzonte shëndet të mirë, por tani është dobësuar dhe ka vështirësi të qëndrojë në këmbë. Akoma, ajo nuk pranon të largohet nga shtëpia e saj e shkatërruar dykatëshe, duke mbijetuar me një pension mujor prej 60 eurosh (71 dollarë) dhe pa asnjë mbështetje tjetër zyrtare.

- Advertisement -

Është një nga rreth 50 shtëpi të ndërtuara me gurë dhe dru që ngadalë po shemben nga neglizhenca.

Para luftës 1998-1999, më shumë se 200 njerëz jetonin atje. Tani ata janë larguar, i fundit ishte djali i Diçiq, Sllobodani, kur gruaja e tij u sëmur tre vjet më parë.


Fadil Rama i flet Blagica Diçiqit ndërsa ajo qëndron e shtrirë në shtrat.
(AP Foto / Visar Kryeziu)

Fadil Rama ndez një sobë druri në shtëpinë e Blagica Diçiqit.
(AP Foto / Visar Kryeziu)
Lufta në ish-provincën serbe vrau më shumë se 10,000 persona – kryesisht shqiptarë etnikë – dhe përfundoi pasi një fushatë bombardimesh e NATO-s e detyroi Serbinë t’i tërhiqte forcat e saj që po luftonin me kryengritjen etnike shqiptare.

Kombet e Bashkuara drejtuan territorin për nëntë vjet para se Kosova të shpallte pavarësinë, të cilën Serbia nuk e njeh. Marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës mbeten të tensionuara.

Rama, i cili ka një dyqan të vogël ushqimesh, e ka njohur Diçiqin që kur ishte djalë dhe ajo gjithnjë kishte një dhuratë ëmbëlsirash për fëmijët e Strezovcës, madje edhe gjatë luftimeve.


Fadil Rama shkurton dru zjarri për Blagica Diçiqin.
(AP Foto / Visar Kryeziu)
“Ajo ka qenë një grua kaq e mirë para, gjatë dhe pas luftës dhe na ka trajtuar si fëmijët e saj”, tha ai. “Kur mësova se ajo mbeti vetëm, u ndjeva shumë keq dhe mendova të paguaja punët e saj të mira”.

“Politika e Beogradit apo edhe e Prishtinës nuk kanë interes për ne sepse ne gjithmonë kemi mbështetur njëri-tjetrin”, tha Rama.

Që nga shpërthimi i koronavirusit në mars, Rama e ka vizituar atë dy herë në javë, duke i sjellë ushqim.


Fadil Rama çon dru zjarri në shtëpinë e Blagica Diçiqit.
(AP Foto / Visar Kryeziu)
Ai e pastron dhomën e saj sa më mirë që mundet, e ndezë sobën dhe ulet të gatuajë për të.

Rama tha se nuk sheh asgjë të çuditshme për ta ndihmuar një të moshuar, një serbe të krishtere ortodokse. Bashkëfshatarët e tij pajtohen me të.

“Pse? Për ta ndihmuar një zonjë të vjetër? Një serbe? Edhe çfarë?” dy burra në Strezovce u përgjigjën njëzëri. “Mirë për të”.


Fadil Rama ia ofron një filxhan ujë Blagica Diçiqit në shtëpinë e saj.
(AP Foto / Visar Kryeziu)
Që nga lufta, Vaganeshi nuk ka pasur ujë të pijshëm. Diçiq shkonte në Strezovce për ujë dhe furnizime thelbësore, por tani ajo është shumë e dobët fizikisht.

Rama thotë se barinjtë lokalë që dëgjuan se ai po e ndihmonte atë e kishin ndjekur shembullin e tij, duke e vizituar Diçiqin rregullisht “për të parë se si është dhe për t’i sjellë ujë ose ndonjë gjë tjetër”.

Ai ia ka dhënë fjalën djalit të Diçiqit, Sllobodanit, se ai do të kujdeset për të “deri në minutën e fundit të jetës (së saj) me gjithçka që kam”.

“Unë kurrë nuk do ta lë atë vetëm”, tha Rama.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit