0.3 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Mediat e Beogradit dezinformojnë për hyrje të ROSU-s në veri dhe arrestime serbësh

Rekomandime

Prishtinë, 4 tetor – Policia e Kosovës i ka quajtur dezinformime, tendencioze shkrimet e disa mediave serbe, për gjoja hyrjen e Njësisë Speciale Operative e PK-së në veri dhe arrestimin e dy të rinjve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

- Advertisement -

Në një reagim, sqarim për opinionin Policia e Kosovës (PK), me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik lidhur me shkrimin e publikuar sot (04.10.2019) në disa portale serbe, njëra ndër to ”kurir.rs”, me titullin ”IZDATO HITNO NAREĐENJE! SPECIJALCI ROSU UPADAJU NA SEVER KOSOVA: Hapse dvojicu srpskih mladića zbog ubistva Olivera Ivanovića! NOVI PRITISAK NA SRBE” (Është urdhër urgjent! Policia Speciale ROSU futet në veri të Kosovës: Arrestojnë dy të rinj serbë për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviqit! Presion i ri mbi serbët”, reagon ndaj këtij lajmi të pavërtetë dhe ju njofton se:

Shkrimet e tilla nga këto mediume se kinse për këtë rast të apostrofuar, në veri të Mitrovicës do të dërgohet Njësia Speciale Operative e PK-së, janë tendencioze dhe aspak të drejta, kanë për qëllim dezinformimin e qytetarëve, duke dashur që përmes shkrimeve të tilla të orientojnë mesazhet e tyre politike, të ndjellin frikë tek qytetarët si dhe të tentojnë destabilizimin e asaj pjese të vendit.

Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha veprimet e saj operacionale i bazon në procedurat e parapara ligjore, duke zbatuar me përpikëri dhe profesionalizëm të lartë detyrat dhe autorizimet policore bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme në funksion të luftimit të dukurive negative dhe krijimit të një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallime.

- Advertisement -

Vlen të theksohet se sa i përket procesit të zgjedhjeve, Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha planifikimet e nevojshme operacionale në nivel vendi, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, plan ky i cili parasheh krijimin e një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

Andaj, Policia e Kosovës reagon fuqishëm ndaj këtij shkrimi të pavërtetë dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të mos bien pre e dezinformacioneve të tilla, por t’iu referohen informacioneve zyrtare, si dhe njëherësh të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës e cila do të kujdeset për garantimin e sigurisë dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në tërë vendin.

- Advertisement -

Policia e Kosovës po ashtu inkurajon gazetarët e këtyre mediumeve që para lansimit të informacioneve t’iu drejtohet kompetentëve, në këtë rast Policisë, për sqarimin e informacioneve dhe marrjen e informacioneve të sakta, në mënyrë të informimit të drejtë të opinionit, përfundon reagimi i Policisë së Kosovës.

Koha.net rikujton se shkrime të tilla dezinformuese e tendencioze kanë publikuar edhe media të tjera të Beogradit, ndër to edhe Alo, e cila alarmon serbët në këtë pjesë për përgatitjen e sulmeve nga shqiptarët, duke implikuar në këtë shpifje edhe politikanë serbë të Kosovës që nuk janë me Listën Serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit