-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mediat gjermane: Putini ka një plan brutal dhe preciz, ai po punon për një skenar edhe më të rrezikshëm

Rekomandime

Shtypi gjerman komenton njohjen nga Putini të republikave të vetëshpallura popullore në Ukrainën lindore dhe dërgimin e trupave ruse atje. Cila është strategjia pas këtyre lëvizjeve? Çfarë dëshiron vërtet Putini?

- Advertisement -

Shërbimi publik gjerman ARD e konsideron dërgimin e trupave ruse në Ukrainën lindore pjesë të “planit cinik të përshkallëzimit” të Putinit: një veprim në një përpjekje për ta rivendosur zonën e fuqisë së Bashkimit Sovjetik.

ARD shton në portalin e saj Tagesschau.de se ekziston frika se kjo nuk do ta kënaqë “urinë për territor” të Putinit, dhe se ekziston dyshimi i arsyeshëm se Rusia tani po punon për një skenar edhe më të rrezikshëm, për shembull, të krijojë një “korridor për në Krime”.

Handelsblatt shkruan për “fjalimin e zemëruar” të Putinit për Evropën: “Presidenti rus jo vetëm që e varrosi Procesin e Paqes së Minskut, por e solli përsëri Luftën e Ftohtë”. E përditshmja gjermane vëren se fjalimi i Putinit ishte “një fjalim në të cilin ai u përpoq të justifikonte gjithçka që e çoi Evropën në prag të luftës.

- Advertisement -

Handelsblatt shkruan se ai ishte një fjalim “plot përbuzje për Perëndimin, plot krenari të lënduar për madhështinë e dikurshme të Rusisë, plot kërcënime të pambuluara”.

Süddeutsche Zeitung (SZ) tha në një koment: “Duke njohur të ashtuquajturat republika popullore dhe duke dërguar trupa në ato zona, presidenti rus e ka shkelur ligjin ndërkombëtar. Për herë të dytë në tetë vjet, ai po i ndryshon kufijtë e Evropës.”

- Advertisement -

Në komentin e tij, shërbimi publik ARD vëren se njerëzit në Ukrainë dhe Rusi vuajnë më së shumti nga përshkallëzimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit