Kosova e shkeIi plotësisht Lituaninë duke e mundur 4:0 në stadiumin “Fadil Vokrri, në një ndeshje ku rezultati përfundimtar ka mundur të ishte shumë më i thellë sikur dardanët t’i shfrytëzonin mundësitë e shumta.
Ylli i Stade de Reims Arbër Zeneli e hapi serinë e golave për Kosovën, pas një depërtimi individual në minutën e 27-të. Vedat Muriqi i Lazios i lëshoi dy mundësi të arta në pjesën e parë.
Verdhekaltrit ishin të papërmbajtshëm në pjesën e dytë, duke ia shënuar tri gola të tjerë vizitorët. Muriqi shënoi me kokë për 2:0 pas një superharkimi nga Milot Rashica në minutën e 63-të, para se Zeneli ta realizonte golin e dytë personal tetë minuta më vonë
Besar Halimi ia dha goditjen e fundit Lituanisë me një solo depërtim në minutën e 79-të.
“Në ndeshjen historike, zhgënjim i madh: Ekipi kombëtar i Lituanisë shka.tërrohet në Kosovë”, ishte titulli i gazetës 15min.it.
“Ndeshja e parë në vitin 2021 zhgënjyese. Lituania e pësoi një humbje të dhim bshme 4:0 kundër Kosovës”, shkroi e përditshmja lituane.
Ndërsa portali “Lrytas.it” shkroi: “Fillim i tm.errshëm i sezonit: Kosova e shk.atërron ekipin kombëtar të Lituanisë”.
Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës në vitin 2021 dhe e para që prej fitores kundër Moldavisë në Ligën e Kombeve në nëntor.
Ajo u pa si një test i mirë për trajnerin e Bernard Challandes para ndeshjeve të Kosovës në kualifikime për Kupën e Botës në fund të këtij muaji.
Këtë fundjavë, Kosova do ta nisë fushatën e dytë kualifikuese për Kupën e Botës në historinë e kombëtares.
Verdhekaltrit do të jenë nikoqir të Suedisë së Zlatan Ibrahimovicit të dielën më 28 mars në Prishtinë, në ndeshjen hapëse kualifikueset e Botërorit Katari 2022.
Tri ditë më vonë, Kosova do të udhëtojë drejt Sevillës për t’u përballur me Spanjën.
Përveç Spanjës dhe Suedisë, Kosova është në grup edhe me Gjeorgjinë dhe Greqinë.