3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Mediat në Rusi urdhërohen të fshijnë lajmet në lidhje me korrupsionin e Putinit

Rekomandime

Disa media të pavarura të lajmeve në Rusi, thanë të martën se ishin urdhëruar të fshinin përmbajtjen në lidhje me hetimet për korrupsion të publikuara nga kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny.

Redaktorë dhe gazetarë liberalë në Rusi, janë ankuar për presionin në rritje të shtetit rus.

- Advertisement -

Rrjeti i njohur televiziv Dozhd dhe uebsajti i lajmeve Meduza, ishin në mesin e atyre që raportuan se ishin paralajmëruar nga rregullatori shtetëror i komunikimeve, Roskomnadzor, të fshinin raportet ose në të kundërtën do të bllokoheshin.

Mediat thanë se kërkesat e Roskomnadzor kishin të bënin me hetimet e Navalnyt për korrupsionin e dyshuar të kryer nga elitat ruse, përfshirë presidentin Vladimir Putin.

Ekipi i Navalnyt janarin e kaluar publikoi një hetim mbi një pronë të pasur në Detin e Zi, për të cilin pretendonin se oligarkët rusë e kishin ndërtuar për Putinin.

- Advertisement -

Shumica e mediave thanë se ishin të detyruar të respektonin paralajmërimin e rregulltarit rus të komunikimit dhe të fshinin përmbajtjen në fjalë.

Të kontaktuar nga AFP, Roskomnadzor nuk dhanë asnjë përgjigje.

- Advertisement -

Leonid Volkov, bashkëpunëtori i ngushtë i Navalnyt, u bëri thirrje mbështetësve të luftojnë “censurën” në Rusi dhe të shpërndajnë hetimet në internet.

“Roskomnadzor kërkon që realiteti të ndryshohet, interneti të pastrohet dhe faktet të zhduken”, shkroi Volkov në Twitter.

Navalny u arrestua dhe u burgos shkurtin e vitit të kaluar. Ai dhe disa aleatë të tij, janë futur në listën e “terr0ristëve dhe ekstremistëve” nga shteti rus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit