3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Mediat serbe citojnë Daçiqin: Vritet Faton Hajrizi

Rekomandime

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se vrarësi i policit serb, Faton Hajrizi, është likuidur.

- Advertisement -

Kështu raporton gazeta serbe, Danas.

Faton Hajrizi për më shumë se 30 orë ishte në arrati pasi e kishte vrarë policing serb dje pas mesnate.

Hajrizi dyshohet se është vrarë afër Loznicës, vendit ku e kreu krimin.

- Advertisement -

Që nga mbrëmë në orët e para të mëngjesit, Hajrizi është në kërkim të shtetit serb, pasi është shpallur si i dyshuar për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri. Gjatë tërë ditës, Nacionale ka raportuar në lidhje me këtë temë.

Vëllai i Fatonit, Artan Hajrizi, i cili dha një intervistë të ngjashme në disa televizione brenda pak minutave, e ka mohuar se ishte pjesë e krejt kësaj ngjarjeje.

- Advertisement -

“I kam thënë, dil jashtë ose t’i thërras policinë se nuk dua të kem probleme. Ia më ka thënë se unë dalë se nuk e kam nijet të qëndrojë këtu, por kam ardhë vetëm t’i sqaroj disa gjëra. Unë i kam thënë se nuk ke asgjë për të sqaruar me mua. Unë dola, i thashë se ia jap një orë afat për të dalë nga banesa. Pas një ore i kam thënë se vi dhe nëse nuk del unë t’i thërras policinë dhe vijnë të arrestojnë”, tha Artan Hajrizi në Rubikon në Klan Kosova.

Gjatë ditë së djeshme, për këtë rast foli edhe baba i Fatonit eksluzivisht për Nacionalen. Mustafë Hajrizi, babai i Artan e Faton Hajrizit tha dje se ky i pari nuk ndodhet në Kosovë, por është në Gjermani. Ai tha se Faton Hajrazi ka marrë pasaportën e vëllait të tij, Artanit, e cila nga autoritet serbe po pretendohet se është gjetur në Loznicë të Serbisë, ku u vra një polic serb.

“Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij (Artanit) ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë. Unë jam babai i tij…Jo, jo. Qysh u shku nuk kemi informata, ia ka vjedh, se di hiç cka ka bërë, pasaportën e tij e ka pasë” – tha ai.

Tutje, ai ishte shprehur se i biri, Artani, është në Gjermani duke punuar.

“Artani në Gjermani, t’u punu është që tetë vjet. Po po (kemi folë me të)…Jo jo nuk di kurgjo, ai u kanë t’u punu atje, nuk kanë pushim as kerkun” – përfundoi ai.

Ndërsa polici i plagosur tashmë ka dhënë versionin e tij për krejt këtë ngjarje.

“Ishte i buzëqeshur, sjelljet i kishte të mira në gjeste…por pas kontrollit të fytyrës, nisën të shtënat” – kështu e dha versionin e policit serb të plagosur Viekosllav Iliq, asistent-drejtori i Policisë së Serbisë, Dragan Vasiljeviq.

Vasijlljeviq tha ta ketë marrë versionin e Iliqit në spital, rreth ngjarjes së mbrëmshme; teksa ndau edhe detajet të fundit rreth kërkimit në vazhdim ndaj Hajrizit; i cili mbetet i pakapur.

“Panë veturën Mercedes me targa turke. Atyre iu duk diçka e dyshim dhe e ndoqën pas me dritat ndezur. Vetura u ndal pas një kilometër e gjysmë. Policët dolën nga vetura dhe ua kërkuan dokumentet, ishte kontroll rutinor”, tha zyrtari i lartë policor serb në RTS.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit