1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Mediat serbe: Londra e mbështet fort Albin Kurtin, ja plani sekret për njohjen e Kosovës nga Serbia!

Rekomandime

 

- Advertisement -

‘B92’, bën të ditur se bëhet fjalë për një plan 2 vjeçar, i cili ka nisur në vitin 2020 e planifikohet të mbyllet në vitin 2022, kohë, ku sipas kësaj medie do të bëhet njohja e Kosovës nga Serbia. Për këtë plan, qeveria e Britanisë së Madhe ka akorduar miliona paund, për të bërë të mundur që serbët në Kosovë të mbështesin autoritetet dhe institucionet e saj.

Duke cituar “planin sekret”, ‘B92’ thekson se

“Burimi kryesor i mosmarrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës janë katër komunat veriore në të cilat serbët etnikë të Kosovës përbëjnë shumicën e popullsisë dhe të cilat mbeten ‘de fakto’ nën su*dimin serb. Si ndarja ashtu edhe shkëmbimi i territoreve janë diskutuar intensivisht në nivelet më të larta prej vitesh, megjithëse pozicioni aktual i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është se asnjë lëshim territorial nuk do t’i bëhet Beogradit.

- Advertisement -

Prishtina mbështetet në këtë mosbindje nga një numër i vendeve perëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, e cila luajti një rol kyç në bo*bardimet e NATO -s në 1999. Dosjet e zbuluara kohët e fundit  tregojnë qartë se Londra po përpiqet ta përfundojë punën, jo me forcë brutale, por me manipulim, nën maskën e mbështetjes së komunitetit”.

‘B92’, thekson më tej se programi i titulluar “Forcimi i Paqes Pozitive në Kosovë dhe Serbi”, me një buxhet prej 5 milion stërlinash për vitet 2020-2022, synon të krijojë mbështetje më të madhe në mesin e serbëve për qeverinë e Kosovës, të sfidojë “narracionet e bazuara në identitet” dhe të arrijë “ndryshimin social në nivelin kombëtar “. Që do të thotë, të zvogëlohen ten*ionet midis popullsisë lokale dhe çdo nocion i dallimeve midis tyre.

- Advertisement -

“Komunitetet në Kosovë dhe Serbi do të jenë më elastike ndaj narrativave që përhapen ose gjenerojnë konfIikt dhe bëhen më pak të shquara në ligjërimin kryesor dhe do të luajnë një rol aktiv qytetar për të theksuar bashkëpunimin dhe zhvillimin për të gjitha pjesët e shoqërisë”, theksohet në projekt.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, ka përgatitur një studim të hollësishëm që synon një integrim të serbëve të Kosovës në shtetin më të ri të Europës.

‘B92’, thekson më tej, duke cituar materialin e Londrës se ashtu si në vendet balltike, Londra synoi në mënyrë specifike të “përfshijë” të rinjtë e Kosovës në aktivitete dhe programe të ndryshme, si “shtytës të ndryshimit”, duke ndërtuar kapacitetin e tyre për t’u bërë “sipërmarrës social” dhe të drejtojnë fushata dhe avokim të çështjeve shoqërore përkatëse përmes ndarjeve etnike”.

Programi synon një punësim masiv të serbëve të Kosovës në institucionet e vendit apo edhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare, gjë që do të bëjë që ata ta ndjejnë të panevojshme lidhjen me Beogradin.

Plani britanik, përfshin gjithashtu edhe angazhimin e mediave. Sipas këtij projekti, “Mediat kombëtare e rajonale, si dhe njerëzit me ndikim në mediat sociale do të angazhohen gjithashtu për të promovuar qasje alternative dhe për të përforcuar modelet dhe sukseset e projekteve, që përfshijnë kryesisht të rinjtë.

Një seksion i veçantë në një dosje përshkruan se projektet duhet të krijojnë perceptimin e një zhvillimi lokal dhe jo një involvim të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas ‘B92’, të gjitha organizatat pjesëmarrëse dhe punonjësit e tyre duhet të nënshkruajnë marrëveshje pikërisht që të mos tregojnë qasjen e Londrës në projekt, edhe pse vetëm personeli i nivelit të lartë do të kishte një ide të përfshirjes së Londrës.

Sipas televizionit serb, Londra ka një qëndrim të qartë që të mos tolerojë kun*ërshtime të nivelit të lartë ndaj axhendës së saj për rajonin dhe do të jetë e gatshme të marrë masa aktive për të neutralizuar çdo rez*stencë ..

Mediat serbe, të gjithë këta njerëz që po mbështet Britania e madhe, i quan “një  ushtri kuajsh trojanë” për të lobuar, qetësuar dhe, nëse është e nevojshme, për të shk*tërruar aktorët probIematikë të administratës rajonale.

‘B92’, thekson se ka siguruar një  dokument konfidencial në lidhje me forcimin e gjyqësorit të Prishtinës ku zbulon, se Londra luan një rol të ngushtë në trajnimin dhe emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës, për shkak të pakënaqësisë së saj me emërimet e mëparshme.

E sipas medias serbe, kjo manovër me gjyqtarët ka një synim për të kontrolluar politikën nëpërmjet hetimeve dhe sha*tazheve.

Dosja më tej i referohet Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, e cila integroi strukturën e policëve serbë në Shërbimin Policor të Kosovës dhe përcaktoi që përbërja e këshillave gjyqësorë kombëtarë dhe vendorë të jetë proporcional me popullsinë.

Kjo në dukje konfirmon se Londra gjithashtu ndikon në pjesëmarrjen e tyre, duke garantuar që përfaqësuesit e të dyja palëve t’i nënshtrohen plotësisht qëllimit të tyre, pra të arrijnë një ndarje të plotë dhe të përhershme të Kosovës nga Beogradi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit