1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Perëndimi po e armatosë Kosovën, po e përgatitë për luftë në vitin 2025!

Rekomandime

Blerja e armëve dhe rritja e buxhetit për ushtrinë nga ana e Kosovës, ka alarmuar një pjesë të opinionit serb.

- Advertisement -

Mediat atje, po spekulojnë duke thënë se Perëndimi po e përgatit Kosovën për luftën në vitin 2025, duke e furnizuar me armatim modern.

Tabloidi serb ‘Alo’, ka folur me ekspertin e sigurisë, Nikola Antiq, i cili ka thënë se blerja e armëve nga Kosova, sipas tij një vend i cili ende është nën protektorat të Kombeve të Bashkuara, në rrethana normale nuk do të duhej të lejohej.

Por, ai shton se kjo po lejohet, pasi për këtë ekziston mbështetje nga aleatët e Kosovës, siç janë SHBA, Britania e Madhe, dhe Gjermania, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

- Advertisement -

Antiq ka përmendur blerjet e fundit të armëve nga Kosova, duke theksuar sidomos ato nga Turqia.

Ai i bën thirrje Serbisë që të përgatitet për situatën që të mbrojë serbët në Kosovë.

- Advertisement -

“Pse hesht komuniteti ndërkombëtar për këtë? Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Gjermania e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Askush nuk do të reagojë. Ne jemi të vetmit që mund të reagojmë. Nëse duam të mbrojmë sovranitetin tonë dhe popullin tonë që jeton në Kosovë, duhet të jemi të gatshëm të sakrifikojmë dhe të mbrohemi nga agresioni i NATO-s që do të pasonte – thotë eksperti.

Tutje, këtë situatë ai e lidhë me përballjen Perëdim-Rusi.

“Sipas meje, SHBA-ja dhe Britania e Madhe janë pas gjithçkaje. A po mendoni se Kurti këtë e bën i vetëm?. BE-ja aktualisht është e varur nga 48 për qind e gazit rus.

Me ndërtimin e kanalit turk, varësia nga gazi rus deri në vitin 2025 do të jetë deri në 68 për qind. Atëherë politika e shumë vendeve, ekonomia e të cilave do të varet nga gazi rus është më pak. Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe nuk do ta lejojnë këtë. Mundësia e tyre e vetme është të shkaktojnë trazira diku. Ata e kanë të gatshme Bosnjën dhe Kosovën që t’i vënë flakën Ballkanit kur të duan”, thotë Antiq. /

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit