Dua Lipa këngëtarja britanike me prejardhje nga Kosova shkruan “Alo” ka ftuar shqiptarët në Amerikë që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të votojnë kandidatin demokrat Joe Biden, duke u përzier sipas gazetës serbe përsëri në politikë, transmeton “Bota Sot”.
Ajo shpesh përmes profilit të saj në rrjetet sociale ka dërguar porosi me përmbajtje politike…
“Alo” e quan Dua Lipën këngëtare britanike, por përmend prejardhjen e saj nga Kosova, duke njoftuar se ajo ka ftuar shqiptarët e ShBA-ve që në zgjedhje të votojnë kandidatin demokrat Biden.
Në një video-porosi përmes rrjetit social Facebook në faqen e bashkësisë shqiptare në ShBA “Shqiptaro-amerikanët për Joe Biden”, Dua Lipa ka thënë se “Joe Biden ishte përkrah nesh kur Kosova ballafaqohej me katastrofën humanitare”.
“Zëri juaj nuk ka qenë kurrë kaq i fort. Joe Biden ishte me ne, kur Kosova ballafaqohej me katastrofën njerëzore. Besimi i tij dhe i Kamale Haris në demokraci dhe institucione ndërkombëtare është ajo që sot i duhet ShBA-ve dhe të gjithë botës” tha Dua Lipa në video.
Lipa ka ftuar shqiptarët të jenë pjesë e ndryshimit “e cila aq shumë nga nevojitet”.
Dua Lipa shpesh përmes profileve në rrjetet sociale ka dërguar porosi duke mbështetur pavarësinë e Kosovës.