10.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Mediat serbe vetëm sa nuk e quajtën edhe medaljen e Distrias “e ashtuquajtura medalje e artë”

Rekomandime

Realitetin e ekzistimit të shtetit të Kosdovës, përveç krerëve shtetëror dhe politikanëve serbë në Beograd, nuk po mund ta pranojnë as mediat e ‘pavarura’ serbe.

Shembulli më i mirë i urrejtjes serbe ndaj shtetit të Kosovës, është medalja e artë e fituar sot nga xhudistja kosovare Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike në Tokio.

- Advertisement -

Mediat serbe raportuan se xhudistja kosovare fitoi sot të artën në Tokio, por shtetit tonë iu referuan me “takozvano Kosovo” (e ashtuquajtura Kosovë”, e në disa raste edhe “lažna država Kosovo” (shteti i rremë Kosova), ose edhe me fusnotë tek emri Kosovë.

Në krejt këtë frustrim medial serb, mungoi vetëm ta quanin edhe medaljen e Distrias “e ashtuquajtura medalje e artë” në të “ashtuquajturën Olimpiadë”, në të cilën po marrin pjesë edhe vetë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u kishte dhënë ‘leksione’ anëtarëve të ekipit olimip të Serbisë se si të sillen me garuesit nga Republika e Kosovës.

- Advertisement -

Ai kishte thënë se xhudistët serbë në përballje me kundërshtarët kosovarë duhet të jenë të qetë dhe se thjeshtë duhet ta bëjnë punën e tyre dhe se politika, sipas tij, nuk do të ndërhyjë.

“Milica dhe Marica, meqenëse do të keni një konkurrent nga e ashtuquajtura Kosova në garë, mos u shqetësoni për asgjë. Ju luani sporte. Fito ose humbi, mos u shqetëso, ne do të jemi me ty. Thjesht bëj punën tënde dhe asgjë tjetër. Ne nuk do t’ju detyrojmë të bëni veprime politike ose asgjë, ne do t’ju mbështesim dhe do t’ju duam dhe nuk do t’ju kërkojmë asgjë”, u kishte thënë Vuçiq sportistëve serbë.

- Advertisement -

Disa nga titujt në mediat serbe:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit