SPORT
Mediat suedeze i frikësohen Kosovës pas spektaklit kundër Lituanisë, ja çfarë thonë për Zenelin
Demokracia
11:49 | 25 Mars 2021
SHARE:
Kosova mbrëmë pati një shfaqje spektakolare kundër Lituanisë në sfidën miqësore të cilën e mbylli me rezultat të thellë 4:0, shkruan Demokracia.com.
Arbër Zeneli ishte ylli i mbrëmjes me dy gola, derisa në listën e realizatorëve ishin edhe Vedat Muriqi e Besar Halimi.
Mediat suedeze kanë reaguar pas kësaj fitoreje duke e paralajmëruar Suedinë se i pret shumë punë të dielën në Prishtinë.
“Kosova luajti si vendas kundër Lituanisë para ndeshjes me Suedinë dhe fitoi bindshëm 4:0. Lojtari kryesor i ndeshjes ishte Zeneli. Ish-lojtari anëtari i Elfsborgut tani i Reims me dy gola të shënuara tregoi nivel të lartë. Ai mund të jetë një kërcënim i madh për Suedinë në ndeshjen kualifikuese të dielën”, shkruar fotbollskanalen.se
Të kujtojmë se Zeneli ka mundur të jetë pjesë e Suedisë pasi ishte anëtar i kësaj kombëtareje për grupmoshat e reja deri te U21, por në fund vendosi t’i bashkohet Kosovës.
Kosova e Suedia ndeshen këtë të diele nga ora 24:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.