4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Mediat turke: “Kosova në prag të Iuftës”, Turqia, gati të furnizojë me dronë serbinë

Rekomandime

Mediat turke kanë dhënë alarmin për një konflikt të mundshëm në Kosovë nisur nga qasja e serbve për të provokuar vazhdimisht ekzistencën e Republikës së Kosovës. Gazeta e madhe turke “Hurriyet” është duke mbajtur në listën e lajmeve të rendësishme lajmin me titull “Shteti vëlla në prag të luftës”, ndërsa më poshtë bën një analizë të zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës si edhe kërcënimeve serbe.

- Advertisement -

“Hurriyet” i referohet edhe intervistës së kryeminsitrit Albin Kurti në “The Guardian”, i cili krahason Serbinë e sotme me Gjermaninë naziste mes luftrave botërore, ku Hitleri kërcënoi botën me konflikt nëse nuk përmbushnin kërkesat e tyre.

“Serbia po sillet si Gjermania naziste dikur duke thënë se nëse nuk na kënaqni neve, atëherë ne shkaktojmë edhe një tjetër luftë”, shkruan “Hurriyet” duke iu referuar intervistës së Kurtit.

Më poshtë, gazeta bën edhe një përshkrim të tensioneve në veri dhe kërcënimeve të Vuçiçit ndaj Kosovës.

- Advertisement -

“Serbia është armatosur gjatë viteve të fundit me avionë dhe tanke ruse, ndërsa kanë nënshkruar me Turqinë edhe një kontratë për blerjen e dronëve të armatosur, të cilat serbët i duan si një kërcënim ndaj Kroacisë por edhe shqiptarëve në rajon”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit