1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mediet serbe: Shkëndija në takimin e liderëve në Brdo-Brijunit, Vjosa Osmani dhe Xhaferoviq suImojnë Vuçiqin

Rekomandime

Ashtu siç është pritur, ka ndodhur. Qysh në fillim të takimit të liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor në Brdo-Brione, janë paraqitur shkëndija dhe atmosferë e elektrizuar, ku sipas “Novosti”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe anëtari i kryesisë së BeH Shefik Xhaferoviq, kanë suImuar presidentin serb Vuçiq dhe ai iu a ka kthyer ashpër.

- Advertisement -

Nuk njoftohen detaje më të shumta rreth kësaj përplasje qysh në fillim, por besohet se bëhet fjalë rreth konkluzioneve të mundshme, për të cilat para vetë takimit ka pasur konfuzion edhe mos pajtime.

Sipas “Novosti” që në kanale jo zyrtare mëson se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe anëtari boshnjak i kryesisë Xhaferoviq shumë ashpër e kanë suImuar presidentin e Serbisë Vuçiq.

Burime nga atje thonë se shqyrtimi ka nisur me debate e suIme, pasi pjesëmarrësit qysh në fillim kanë marrë iniciativën për të miratuar konkluzionet e takimit rreth mos ndryshueshmërisë së kufijve në regjion, në çka qysh para takimit ka kundërshtuar Vuçiq.

- Advertisement -

Nuk njoftohen qëndrime që janë shprehur në këtë debat në takim, mirëpo atmosfera e elektrizuar edhe suImet e ashpra nuk kanë munguar nga palët, thonë burime.

Osmani edhe Xhaferoviq kanë përsëritur fjalimet e vjetra për fajësinë e Beogradit për situatën në regjion, ndërsa Vuçiq sipas “Novosti” ashpër iu ka kthyer atyre që së bashku e suImuan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit