-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Mediumet në Serbi çohen në këmbë për Xherdan Shaqirin

Rekomandime

“Nova .rs” shkruan: “B0MBAT e Shaqirit i sjellë zviceranët një hap më afër fazës së tetës (16-ës) së finales”.

Disa media e quajnë merimanga vrasëse e disa B0MB dhe disa provokator.

- Advertisement -

Ky emri i Xherdan Shaqirit sa i frikshëm është për Serbinë, ende e kujtojnë nokautin e 22 qershorit të vitit 2018, kur goli i shqiptarit nga Kosova, e rrëzoi Serbinë në Kaliningrad të Rusisë. Zvicra pati fituar me rezultat 2:1, duke eliminuar Serbinë nga Kampionati Botëror.

Disa media e quajnë merimanga vrasëse e disa B0MB dhe disa provokator.

“Kurir” një medium serb, nga inati i madh, shkruan me cinizëm, duke e quajtur Shaqirin provokator pas fitores së Zvicrës me rezultat 3:1 ndaj Turqisë, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit A të Kampionatit Evropian.

- Advertisement -

Ky medium përmend rastin e minutës së 28-të, kur Shaqiri nuk shënoi, sipas tyre u turpërua!

“Është e pabesueshme që provokatori shqiptar çfarë humbi kundër Turqisë!

- Advertisement -

Në qendër të vëmendjes ishte Xherdan Shaqiri, i cili shënoi dy gola, por ishte në siklet siç duket kur humbi një rast në pjesën e parë.
Zvicerani i kombësisë shqiptare doli përball me portierin, ai gjithashtu e kishte Zuber të vetmuar në anën e majtë, por ai donte të përfundonte aksionin dhe Cakir e mbrojti atë

Sidoqoftë, zvicerani e shpagoi veten duke shënuar dy gola në fitoren e ekipit të tij”, shkruan “Kurir”.

Nga ana tjetër “Informer” shkruan: “Turqit paketojnë valixhet, Shaqiri i demolon”.

“Telegraf. rs” shkruan kësisoj: “Merimanga vrasëse” nga Gjilani, Shaqiri shënoi një nga golat më të bukur në Euro 2020.

“Nova .rs” shkruan: “B0MBAT e Shaqirit i sjellë zviceranët një hap më afër fazës së tetës (16-ës) së finales”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit