Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar ofertën e Polonisë për t’i dërguar disa aeroplanë në Ukrainë.
Nga Pentagoni kanë thënë se një propozim i tillë ka ngritur “shqetësime serioze” për gjithë NATO-n.
Për këtë çështje ka shkruar mediumi gjerman “Tagesachau”, ku ka raportuar se transferimi i drejtpërdrejtë i aeroplanëve për në Ukrainë me sa duket nuk është planifikuar nga SHBA-ja.
Ky medium raporton se një prej skenarëve të mundshëm është që avionët të fluturojnë drejt një vendi jo-anëtar të NATO-së apo që nuk është anëtar i BE-së.
Më pas pilotët e Ukrainës nga ai vend mund t’i dërgojnë aeroplanët drejt Ukrainës.
Ky medium shkruan se Kosova është përmendur si një nga skenarët e mundshme edhe pse ende asnjë vend nuk është përmendur publikisht.