-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mediumi opozitar serb: Vuçiqi qëndron prapa peticionit për lirimin e personit që ia mori jetën Zoran Gjingjiqit

Rekomandime

I dënuari për KRlME Iufte, Dragan Vasilkoviq, i njohur si Kapiteni Dragan, së fundi ka nisur një peticion në Serbi për lirimin e dorasit të ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, Zvezdan Jovanoviq.

Gazeta opozitare serbe “Danas”, pas bashkëbisedimeve me njohës të fushës, ka shkruar se pas këtij peticioni qëndron pushteti aktual në krye me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, përcjell Gazeta Express.

- Advertisement -

E njëjta rikujton se Vuçiqit i pëlqen të krahasohet me Gjingjiqin, ndonëse më herët u deklarua se “u deh nga lumturia” pasi vdiq ish-kryeministri demokrat serb.

Vesna Pesiq, sociologe dhe bashkëpunëtore e Gjingjiqit në subjektin politik DOS, pyet se mbi çfarë baze i ashtuquajturi Kapiten Dragan kërkon falje për Jovanoviqin.

“Ai nuk është person publik, por një person i liruar nga burgu ku ishte për shkak të KRlMEVE të Iuftës. Mbishkrimi në tendën për thirrje për peticion është se Jovanoviq është një hero Iufte, domethënë pjesëmarrës në Iuftën e viteve të 90’a në Iuftën e zhvilluar nga Serbia, fillimisht Kroaci dhe më pas në Bosnje dhe Hercegovinë. Mbi çfarë baze pretendon Vasiljkoviq të jetë hero Iufte?”, ka deklaruar ish-bashkëpunëtorja e Gjingjiqit.

- Advertisement -

“Këtë iniciativë për lirimin e vr.asësit të Gjingjiqit nuk e ka menduar Kapiteni Dragan, por kreu i shtetit [Vuçiq]. Dhe meqë Vuçiqi është kundër një Serbie të ideuar nga Gjingjiqi dhe është një urryes i madh i tij, tani ai dëshiron t’i rehabilitojë vrsësit”, ka thënë tutje sociologia.

Gjingjiq u v’ra më 12 mars të vitit 2003 në moshën 50-vjeçare. Për të dënuarin për vrsjen e tij, Jovanoviq, gjykata pati marrë vendim për 40 vite heqje lirie.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit