1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mediumi serb e lartëson ish-boksierin kosovar, Xhevdet Peci, i cili vdiq dje

Rekomandime

Për vdekjen e ikonës së boksit kosovar, Xhevdet Pecit, kanë shkruar edhe mediat serbe.

- Advertisement -

Ish-kampioni i shumëfishtë në ish-Jugosllavi vdiq të hënën në moshën 67-vjeçare.

Mediumi serb “Informer” ka shkruar sot për vdekjen e Pecit. Ky medium lartësoi ish-boksierin nga Mitrovica.

“Iku një nga më të mëdhenjtë! Ka ndërruar jetë Xhevdet Peci, një nga boksierët më të njohur të ish-Jugosllavisë”, thuhet në artikullin e publikuar sot.

- Advertisement -

Mes tjerash, “Informer” shkroi edhe për faktin se Xhevdet Peci trajner kishte legjendën tjetër, Lah Nimanin, i cili ishte krijuesi i një prej shkollave të boksit.

- Advertisement -

Nimani dhe Peci ishin pjesë e klubit të boksit “Prishtina”, aty ku së bashku regjistruan rekorde të mëdha dhe të paharruara. /Gazeta Express/

Më shumë rreth biografisë së Xhevdet Pecit mund të mësoni në artikullin e publikuar dje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit