1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mediumi ukrainas nxjerr një audio-incizim ku përmenden ushtarët rusë të eleminuar, arkivolet e të cilëve kthehen në Rusi

Rekomandime

Mediumi ukrainas ‘KyivIndependent’ ka siguruar një audio-incizim të një gruaje nga qyteti rus Aleysk ku është baza e brigadës ruse 35, e cila dëgjohet duke u thënë anëtarëve të një grupi në Whatsapp se brigada ruse e tankeve është shkatërruar totalisht në Ukrainë.

Ajo përmend se vetëm 18 nga 150 ushtarët kanë shpëtuar. Tutje në audio-incizim flitet edhe për grupin e parë prej 45 arkivolëve të ushtarëve rusë të eleminuar në Iuftimet në Ukrainë shumica e tyre të rinj që janë sjellë në qytetin rus Aleysk ditën kur është bërë audio-incizimi.

- Advertisement -

Gruaja në incizim flet edhe për të eleminuarit që sipas saj janë fqinj.

Ajo përmend edhe një pjesëtar të ushtrisë emri i të cilit gjendet në një regjistër sekret që ka dalë në publik të 120 mijë ushtarëve rusë të përfshirë në pushtimin e Ukrainës.

Zbulimi konfirmohet pjesërisht nga disa prova për përfshirjen e Brigadës 35 të Rusisë në Ukrainë. Dihet se formacionet e blinduara të brigadës u shkatërruan në përleshjet e armatosura pranë qytetit Chernihiv, në veri të Kievit, më 26 shkurt, me shumë ushtarë të vrarë ose të zënë rob.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit