1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mehaj: Garda Kombëtare e Iowa-s dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, tani më janë një trup

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në 10 vjetorin e bashkëpunimit në mes të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, është pritur në Komandën dhe Shtabin e Përgjithshëm të kësaj garde. Nikoçirë ishin komandanti gjeneral major Ben Corell e stafi i tij dhe Mehaj e cilësoi si emocion të veçantë, njofton Klankosova.tv.

“Me gjeneral Corell u pajtuam që dy forcat tona për një dekadë të veprimit të përbashkët kanë arritur në stadin që të veprojnë si një trup i vetëm. Me këtë rast para seminarit të përbashkët mes dy delegacioneve ushtarake, përveç tjerash, gjeneral Corell me njoftoi edhe me disa kapacitete të aviacionit të tyre, me interes për ne.” shkroi Mehaj në një postim në Facebook.

- Advertisement -

I pari i dikasterit të mbrojtjes tutje tha se do të vazhdojnë së bashku drejt sukseseve të reja me Gardën.

“Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për gjeneral Corell dhe të gjithë ushtarakët e Gardës Kombëtare për kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm për 10 vite, në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit