1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Memli Krasniqi kryetar i PDK-së/ Blerim Latifi “zbulon kryetarin” joformal të PDK-së

Rekomandime

Ish-kandidati për deputet nga PDK-ja, profesori universitar dhe analisti politik Blerim Latifi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas zgjedhjes së Memli Krasniqit kryetar i PDK-së.

Latifi thotë se kryetari joformal i PDK-së është kryetari i degës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

- Advertisement -

Megjithatë e vlerëson zgjedhjen e Krasniqit të mirë dhe si ballafaqim i duhur për Albin Kurtin.

Njëjtë mendon edhe për Lumir Abdixhikun kryetarin e LDK-së.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Në shkurt të këtij viti, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, e pata shkruar se tash e tutje partitë rivale me Vetëvendosjen do të kërkojnë të kenë liderë të cilët do të ndjekin stilin e Albin Kurtit të të bërit politikë.

Ata, si Kurti, duhet të jenë nga Prishtina, në moshë pak a shumë të njëjtë me të dhe të demonstrojnë aftësi të ballafaqimit oratorik me Kurtin.

- Advertisement -

LDK veproi e para në këtë drejtim duke e zgjedhur Lumir Abdixhikun për kryetar të saj. Sot rrugën e saj e ndoqi edhe PDK.

Se a do të veproj edhe AAK me të njëjtën mënyrë, kjo mbetet të shihet. Gjithashtu mbetet të shihet se sa do të jenë në gjendje Abdixhiku dhe Krasniqi ta rivalizojnë efektivisht Kurtin në retorikën politike.

Abdixhiku ka një përparësi në raport me Krasniqin, sepse nuk e ka një kryetar joformal brenda partisë që ia dikton vendimet, ndërsa Krasniqi e ka një të tillë, kryetarin e degës së Skenderajt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit