1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Menaxheri serb, bëhet ‘mollë sherri’ mes shqiptarëve në Zvicër

Rekomandime

Drejtori i klubit zviceran Grasshoppers, Shqiprim (Jimmy) Berisha ka marrë kritika nga baballarët e dy futbollistëve shqiptarë Labinot Bajrami dhe Bleon Xhemaili, të cilët luajnë për këtë klub.

Menaxher i futbollistëve është serbi Milos Malenoviç që posedon kompaninë “Soccer Mondial”.

- Advertisement -

Sipas tij, drejtori i Grasshoppers, Berisha, i ka bërë presion futbollistëve në fjalë që të largohen nga kompania e Malenovic, përndryshe nuk do të kishin mundësi të bënin karrierë të suksesshme.

Më thanë fjalë për fjalë, djali im do të merrte një mundësi karriere dhe, në veçanti, do të merrte një kontratë me Grasshoppers, vetëm nëse ai bashkohet me agjensinë e Berishës. Më duhet të them me keqardhje se asgjë nuk ka ndryshuar.

Djali im Labinoti është pezulluar nga stërvitja e ekipit U16 vetëm duke iu referuar një urdhri nga Shqiprim Berisha” shkruhet në letrën e babait të Labinot Bajramit, e publikuar në mediumin zviceran Blick.

- Advertisement -

Megjithatë, pretentimet e Milos Malenoviç dhe prindërve të Bajramit e Xhemajlit i ka mohuar klubi i Grasshopersit.

Hetimet e hollësishme kanë treguar se pretendimet ndaj Shqiprim Berishës janë të pabaza.

- Advertisement -

Ne jemi të kënaqur që çështja u sqarua shpejt ” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Ndryshe, Labinot Bajrami dhe Bleon Xhemajli luajnë për grupmoshën U16 të Zvicrës ndërsa tani janë duke u stërvitur me rivalin lokal, Zurich.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit