1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mëngjes i përbashkët mes Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, në një datë të dhimbshme për Kosovën

Rekomandime

Sot, Kryeministri në detyrë i vendit Albin Kurti, bashkë me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, bënë homazhe tek varrezat në Mejë për nderim të ditës së 27 Prillit – përvjetorit të të zhdukurve.

Meja është vendi i masakrës më të madhe të policisë serbe dhe ushtrisë jugosllave gjatë luftës së fundit në Kosovë. Prandaj 27 Prilli shënon Ditën e të Zhdukurve në Kosovë.

- Advertisement -

376 shqiptarë të moshave të ndryshme u vranë, masakruan dhe kidnapuan brenda ditës.

Vjosa Osmani, Albin Kurti

“Sot, si rrjedhojë e rrethanave të krijuara nga COVID-19, në pamundësi për të qenë me familjet e atyre që humbën më të dashurit, e të atyre që akoma presin të dinë për fatin e tyre, Kryeministri i vendit zgjodhi të jetë afër kujtimit të atyre që nuk janë më mes nesh.

Hapësira të zbrazëta mes varresh, pa pllakë përkujtimore e pa varr, qëndronin mes varreve aktuale, në pritje të 13 të tjerëve të cilët akoma sot mungojnë nga kjo masakër e kobshme”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

- Advertisement -

Sot, 21 vjet pas, përgjegjësit – emrat e të cilëve janë përmendur edhe në Gjykimet e Tribunalit të Hagës – janë akoma të lirë dhe jetojnë pa shqetësime në vende të ndryshme të Ballkanit.

Kurti bëri thirrje që me të pasur mundësinë e gjykimit në mungesë, këta persona do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen në mënyrë meritore për krimet që kanë kryer.

- Advertisement -

“Sepse familjarët meritojnë drejtësi, kurse kriminelët gjykim”.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit