1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mentor Shala: Vetëvendosje ka kërkuar Iikuidimin tim fizik

Rekomandime

Zëvendësdrejtori i RTK-së Mentor Shala thotë se Vetëvendosje ka kërkuar Iikuidimin e tij fizik, ku sipas Shalës, fushata ndaj tij nuk ka filluar me rastin e fundit ku u akuzua për gjuhën fyese ndaj deputetes Doarsa Kica-Xhelili.

- Advertisement -

“Fushata ndaj meje nuk fillon me Doarsën. Është pjesë e fushatës që bëhet ndaj meje… Fushata fillon qysh në vitin 2013 kur jam bërë drejtor. Ka pasur fushatë të vazhdueshme. Jo gjuhë, por thirrje për Iikuidim fizik, publik prej Vetëvendosjes”, shtoi ai.

“Ka pasur konferenca për shtyp deri te linçimi i tmerrshëm…deri në momentin që ka ndodh gjuatja me bonbë, si pasojë e asaj klime që është ndërtuar për vite të tana si pjesë e fushatës”, ka thënë Shala.

Tutje, Shala ka folur për herë të parë për gjuhën e përdorur ndaj Doarsa Kica- Xhelilit, për të cilën tha se i ka kërkuar falje personalisht.

- Advertisement -

“Normalisht është pak me ironi, nuk ka të bëjë me seksizëm. Nëse ajo mua nuk më fton në komision dhe flet për mua vazhdimisht, sigurisht që vjen një reagim. Unë nuk mendoj që është reagim seksist. Unë i kam kërkuar falje asaj personalisht. Unë i kërkoj falje nëse ajo është ofendu, por mendoj që ne si persona përgjegjës, është mirë që para se të dalim e të etiketojmë nëpër format më të ndryshme, fillimisht t’i verifikojmë ato informacione e pastaj të dalë në përfundim”, tha ai.

Por, gjithë këtë, Shala e arsyeton duke thënë se ajo është marrë me shumë të pavërteta dhe sipas tij, Kica-Xhelili është dashur ta ftojë atë në Komision që të raportojë.

- Advertisement -

“Mënyra qysh m’u drejtove i bjen që kam bë diçka keq. Unë atë nuk e njoh dhe skom pasur rast me u taku me të asnjëherë. Edhe është një periudhë e gjatë që ajo vazhdimisht merret direkt me mua edhe punët e mia në RTK në të kaluarën. Merret me shumë të pavërteta, pak a shumë i di burimet ka i merr por së paku ajo si kryetare e komisionit që ka të bëjë me RTK-në, nëse ka ndonjë informacion ish dashur me thirr zv/drejtorin, me thirr në komision dhe me sqaru. Ajo në asnjë rrethanë s’e ka pa të arsyeshme”, tha ai në t7.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit