0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

‘Merakli të koalicioneve’: Ndarja e posteve jo rrallëherë ka bllokuar Kosovën

Rekomandime

Që pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit të vitit të kaluar, mosmarrveshja e partive fituese VV dhe LDK e ka bllokuar vendin, duke mos krijuar institucionet për më shumë se 100 ditë. Mirëpo, pazaret politike dhe pse shumë negative, në Kosovë nuk janë të panjohura. Kosova ka shumë histori të ngjashme, shkruan Gazeta Metro.

Mospajtueshmëria mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, duke përfaqësuar partitë e tyre, bënë që egoja e tyre për pushtet të kthehet në bllokadë për vendin, dhe madje të dalin edhe qesharak me deklaratat e tyre, që i ndryshuan shumë pas zgjedhjeve, si rasti i rritjes së numrit të ministrive nga ana e Kurtit.

- Advertisement -

Mirëpo, rasti mes Vetëvendosjes dhe LDK’së nuk është i vetmi në Kosovë, që ka irrituar opinionin publik dhe ka bllokuar shumë punë të institucioneve vendore. Kujtojmë, që ngjarje të tilla, kanë ndodhur edhe pas zgjedhjeve të vitit, 2014 dhe 2017, ku vendi ato kohe shkoi në bllokadë me muaj, derisa partitë politike nuk arrinin t’i kryenin pazaret e politike sipas qejfeve të tyre.

Ju sjellim edhe dy raste të njëjta:

Pas zgjedhjeve të vitit 2014, bllokadë 6 muaj.

- Advertisement -

Pas 6 muaj bllokade e lojëra politike, LDK i bashkohet PDK’së në koalicion, duke ia marrë postin e kryeministrit. Kjo ishte edhe hera e parë që nga paslufta që LDK drejtonte qeverinë.

Përfundimisht, më 9 dhjetor të vitit 2014, Kosova u bë me qeveri të re, me koalicionin qeverisës PDK-LDK. Me 73 vota pro, 38 kundër dhe dy abstenime deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan Qeverinë e Kosovës aso, me kryeministër Isa Mustafa.

- Advertisement -
Hashim Thaçi, Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës, përpos kryeministrit, mori edhe një nga dikasteret më të rëndësishme qeveritare në Kosovë, Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ndërkaq, PDK mori zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Drejtësisë, të Diasporës.

PDK dhe LDK kanë bashkëqeverisur edhe në periudhën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ku pjesë e koalicionit ishte edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas zgjedhjeve të vitit 2017, bllokadë 2 muaj

Qeveria e re e Kosovës u formua pas më shumë se dy muaj bllokadë në konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, që nxorën koalicionin PAN (asokohe PDK, AAK, NISMA), si fituese të zgjedhjeve.

Më 4 shtator 2017 u arrit marrëveshja ndërmjet AKR’së së Pacollit dhe PAN’it, që i garantoi PAN’it zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Kadri Veselin, si dhe hapi rrugën për votimin e Haradinajt për kryeministër.

Ramush Haradinaj duke e bërë betimin si kryeministër

Përbërë nga 22 parti politike, kabineti i ri qeveritar i Haradinajt do të jetë më i madhi që Kosova të ketë pasur ndonjëherë. Ai fillimisht kishte pesë zëvendëskryeministra, 21 ministra dhe 50 zëvendësministra, që me kalimin e kohës u rritën numrat e tyre.

Pas zgjedhjeve të vitit 2019, bllokadë 104 ditë

Për fatin e keq të Kosovës edhe viti 2019, fiks 104 ditë pas mbajtjeve të jashtëzakonshme të zgjedhjeve, ka bllokuar vendin, dhe po e dëmton ecurinë e proceseve politike, dhe e gjithë kjo falë disponimit të Kurtit e Mustafës për t’i zvarritur ndarjet e posteve dhe të mbajnë peng vendin.

Kujtojmë, që ditëve të fundit në ‘lojë’ janë futur edhe letrat me oferta që partitë VV dhe LDK po i dërgojnë njëra tjetrës e nuk po i pranojnë kushtet asnjëra.

Kurti i ka ofruar Mustafës postin e Presidentit në mënyrë që partia e këtij të fundit të heqë dorë nga kryeparlamentari, që tashmë i takon Vetëvendosjes, mirëpo Albin Kurti ka kërkuar që Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Punëve të Jashtme t’i takojnë subjektit të tij, gjë e cila po shihet si e pamundshme nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vetëvendosje përmes një zarfi ka refuzuar propozimin e LDK’së që t’ia kthejnë kryeparlamentarin deri në zgjedhjen e presidentit nga LDK’ja dhe ndarjen e ministrive 5 me 5.

Mirëpo, Isa Mustafa këtë letër nuk e konsideron zyrtare, dhe kështu vazhdohet bllokada.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit