2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Mercedes u kërkoi falje klientëve të S-Class, shkak defekti teknik në veturë

Rekomandime

S-Class nga Mercedes sapo ka ardhur, por tashmë është përballur me problemet e saj të para.

- Advertisement -

Dhe ky problem nuk është faji i armikut të jashtëm, por i brendshëm, dhe ndoshta është një kombinim i gabimit të ndërtimit dhe kontrollit të cilësisë. Gjegjësisht, Mercedes është dashur të nisë tërheqjen e parë të S-Class në fillim të vitit.

Siç dihet, për shkak të lidhjes më të shkurtër të brendshme, ekziston mundësia që ajo të mos përballojë ngarkesa dinamike, kështu që është e mundur një humbje e kontrollueshmërisë, e cila mund të përfundojë në një aksident trafiku.

Pronarët e S-Class të ri do të duhet të vizitojnë një qendër shërbimi, ku elementët e shasisë do të inspektohen edhe një herë. Gjoja, filli është shumë i shkurtër dhe lidhja nuk është mjaft e sigurt.

- Advertisement -

“Ne kërkojmë falje për nevojën për një vizitë të jashtëzakonshme shërbimi dhe shpresojmë për mirëkuptim”, tha Mercedes, raporton Business Insider.

Si justifikim, ata thonë se gabimi nuk u vërejt me kohë, sepse lidhja e brendshme mbërriti si pjesë e një njësie më të madhe që është instaluar drejtpërdrejt në automjet.

- Advertisement -

Kujtojmë, S-Class prodhohet në uzinën ultra-moderne 56 në Sindelfingen, në të cilën Daimler ka investuar rreth 730 milionë euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit