1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mercenarët rus në ‘Wagner’: Vëmendja te Ukraina, por Rusia po i futë hundët thellë edhe në këtë shtet afrikan

Rekomandime

Edhe pse regjioni afrikan njihet për trazira turbulente dhe konfliktuoze, marrja e pushtetit nga ushtria në Burkina Faso mbetet intriguese.

Në mes situatës së rënduar humanitare dhe të sigurisë, vendimi i shtetit fqinj të Malit, që udhëhiqet po ashtu nga ushtria, për ftesën e luftëtarëve nga grupi “Wagner” gjithandej po shihet si ndërlidhje paramilitare e mercenarëve të lidhur me Rusinë. Kjo situatë po shqetëson shtetet perëndimore.

- Advertisement -

Sandogo Damiba i Burkina Faso është vetëm lideri i fundit ushtarak që morri pushtetin me dhunë si rezultat i mbështetësve që “valojnë flamurin rus”. Zhvillimi ndodhi në më pak se një vit pas puçit të dytë dhe të tretit në 10 vitet e fundit.

Me situatën e tensionuar në kufirin ukrainas, rritja e prezencës së Rusisë në Afrikë mund të jetë edhe një rast që meriton vëmendjen e shteteve perëndimore.

Vendimi i Malit për t’u afruar me Rusinë tashmë veç po shkakton panik ndërmjet shteteve kapitaliste dhe partnerëve të tij Evropian, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.

- Advertisement -

Franca, ish-shteti kolonizues në këtë regjion, po përballet me detyrën që të rikthejë autoritetin e saj në këtë pjesë të kontinentit. Por, ajo po ndeshet me ndikimin e Rusisë në Afrikë. Regjioni është shndërruar në një vende ku sentimenti anti-Francë po rritet, sidomos në rrjetet sociale, derisa mbështetja popullore për Rusinë ka shënuar rritje.

Në ndërkohë, Kremlini akuzon perëndimin për tensionim të situatës, dhe përderisa ka treguar mbështetjen e tij për Malin, Moska mohon që ka lidhje me grupin “Wagner”

- Advertisement -

Qëndrimi i Malit është se tërheqja e 5000 trupave franceze nga shteti afrikan, ka lënë shumë boshllëk. Në ndërkohë që Rusia po studion çdo mundësi për të fuqizuar prezencën e saj në Afrikë.

Investimet dhe tregtia e Rusisë në Afrikë nuk janë edhe aq të pranishme por ato po shkojnë drejt fuqizimit. Marrëveshja për ndërtimin e një baze detare në Sudan ka fuqizuar prezencën ushtarake të Moskës në kontinentin afrikan.

Covid-19 gjithashtu është parë si mundësi nga Rusia për të rritur prezencën e saj në Afrikë. Vitin e fundit, Moska kishe dhuruar më shumë se 300 milion vaksina Sputnik si donacion në Kombet Afrikane. Shumë shtete afrikane patën pranuar vaksinën, gjë që ndihmoi në përhapjen e ndikimit rus./The Guardian

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit