1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Mërgimtarët nisen drejt spitalit ku po trajtohen të lënduarit në aksidentin tragjik

Rekomandime

Mërgimtarët që jetojnë në Kroaci, ia kanë mësyrë spitalit ku po trajtohen të lënduarit nga aksidenti tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci, ku vdiqën dhjetë persona e u Iënduan dhjetëra të tjerë.

- Advertisement -

Në një lidhje direkte për T7, Vilson Tunaj, mërgimtar që jeton në Zagreb, ka thënë se menjëherë pas marrjes së lajmit, bashkë me vëllain janë nisur për t’i ndihmuar bashkëatdhetarëve.

“Jemi prej komunës së Suharekës, por jetojmë në Zagreb. Pas marrjes së lajmit, jemi nis me vëllain për t’iu ofruar bashkëatdhetarëve tanë ndihmë. Jemi në kontakt me shumë bashkëatdhetarë, që janë ka vijnë të spitali për të ndihmuar”, ka thënë Tunaj.

Sipas të dhënave të fundit të MPJD-së, në këtë aksident kanë vdekur 10 persona, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe 15 prej tyre janë më Iëndime të rënda.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit