3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Mërgimtari i pavaksinuar infektohet me COVID-19, u bën apel qytetarëve të vaksinohen

Rekomandime

Një mërgimtar gjysmën e pushimeve që i kishte planifikuar t’i kaloj me familje është duke i kaluar në Klinikën Infektive.

Shpëtim Uruqi që nga dita e enjte është shtrirë në klinikë pas infektimit me COVID-19.

- Advertisement -

Uruqi në “Info Magazine” bëri të ditur se në Zvicër nuk është vaksinuar ndaj koronavirusit e për këtë është shumë pishman teksa u bën apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.

“Kam ardhur në Kosovë më 14 gusht dhe pas dy dite kam pasur simptoma të COVID-19, kam pas temperaturë dhe kollitje. Kam bërë një test në një laborator privat dhe herën e parë kam rezultuar negativ teksa simptomat vazhdonin herën e dytë kam rezultuar pozitiv”.

“Nuk kam qenë i vaksinuar kam qenë i vetmi prej kompanisë që kam që nuk jam vaksinuar. U kisha bë apel të gjithëve që të vaksinohen edhe pse vaksina nuk të mbron 100 përqind por që ka efektin e saj”.

- Advertisement -

“Jam penduar që s’jam vaksinu dhe nuk e kam pasur prioritet vaksinimin për shkak të pushimeve por që po e shoh se kam gabuar.

“Nga e enjtja e kaluar jam shtri në klinikën infektive dhe deri dje kam qenë me tuba të oksigjenit ndërsa sot ndihem pak më mirë. Por, si të kthehem në Zvicër do të vaksinohem”, tha Uruqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit