2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

‘Merkel iku, tani të përgatitemi për luftë’: Letra e kryeministrit për hungarezët

Rekomandime

Angela Merkel ka shërbyer në Bruksel si amortizuese e përplasjes mes populistëve të lindjes dhe liberalëve dhe të majtëve të Perëndimit. Tani me largimin e saj dhe me ardhjen socialdemokratëve në Gjermani përplasja mund të ashpërsohet. Sinjalet ashpërsimi janë dhënë me Poloninë, Hungarinë dhe Çekinë që kanë sfiduar haptazi shtyllat e Bashkimit Europian, mes të cilave edhe parimin e prevalimit të ligjit të unionit mbi ligjet kombëtare të vendit. Megjithatë, Viktor Orban lëshon alarmin se përballja do të jetë edhe më e ashpër në vazhdim.

“Epoka e ambiguitetit, politikave të fshehta dhe driblimeve përfundoi me Angela Merkelin. Tani të përgatitemi për betejë me sytë katër”, shkruan Victor Orban në një mesazh për hungarezët. Letra u publikua këtë të hënë. Orban thotë se bashkë me largimin e Angela Merkelit më 8 dhjetor do të largohet edhe një pjesë e jetës së europiano-qendrorëve. “Merkel na kuptonte dhe ne e kuptonim atë. Gjermanët besnikë e të disiplinuar, hungarezët rebelë dhe të shkujdesur qëndruan krah për krah për qëllimin e përbashkët; ai i një Europë ku të gjitha kombet ndjehen si në shtëpinë e tyre”, shkruan Orban.

- Advertisement -

Orban pyet në letër nëse Merkel i hapi vetë derën telasheve me krizën e famshme të refugjatëve në 2015-n, apo thjesht iu dorëzua presionit të së majtës. “Sot nuk e dimë ende përgjigjen e kësaj pyetjeje”, thotë ai.

Në letrën e publikuar në faqen e tij zyrtare, Orban e cilëson qeverinë e re gjermane të së majtës si “pro emigracion, pro martesave mes homoseksualëve dhe me program federalist si një qeveri që ka për objektiv krijimin e një Europe pro-gjermane. Mesazhi i Kryeministrit hungarez është publikuar në dy gjuhë; hungarisht dhe gjermanisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit