-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Merkel me telefonatën e saj ndaloi luftën: Erdogan kishte nisur 18 anije ushtarake drejt Greqisë

Rekomandime

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar pasditen e se mërkurës një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

- Advertisement -

Dy liderët kanë folur për vendimin e presidentit turk Erdogan qe ka ndryshuar statusin e Shen Sofisë duke e kthyer atë nga muze ne xhami, për situatën ne Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet midis dy vendeve.

Siç thekson sot ne artikullin e saj kryesor e përditshmja gjermane “Bild” dy vendet mbërritën orët e fundit ne prag te një lufte dhe ishte kancelarja gjermane Merkel qe e ndaloi atë, duke telefonuar si tek kryeministri Mitsotakis, ashtu edhe tek presidenti Erdogan.

“Bild” duke ju referuar burimeve nga ministria greke e Mbrojtjes pohon se pasi Athina mesoi se drejt ishullit grek Kastelorizo qe ndodhet vetëm 3 km larg nga brigjet turke ishin drejtuar 18 anije te flotës ushatarke te Turqisë, edhe pala greke nxori thuajse gjithë floten e saj detare ne Mesdhe.

- Advertisement -

Sipas gazetës ka qenë përpjekja e shkëlqyer diplomatike e kancelares gjermane qe ndaloi thuajse ne momentin e fundit nje përpjekje te armatosur nga te dy aleatët e NATOs qe pretendojnë zonën ekskluzive ekonomike detare ne jug te ishullit grek, e pasur me rezerva te hidrokarbureve.

Madje “Bild” e krahason situatën e se martës ne mbrëmje mes dy vendeve fqinje te ngjashme me krizën e Gjirit te Derrave ne Kube 60 vjet me parë, cilësuar si një prej krizave më të frikshme në historinë e Shteteve të Bashkuara, pasi ngjalli frikën e një lufte bërthamore, por megjithatë përfundoi në mënyrë paqësore./Albanian News

- Advertisement -

SHIKO EDHE:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit