Kryeministri i vendit, Albin Kurti, këtë të martë do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.Takimi që pritet të nis në ora 15:00 teksa Merkel në prag të largimit të saj nga politika po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se Merkel do të mbledhë edhe krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.
Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.