3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Merr fund drama me pengmarrjen në Tivar, ndërhyn Abazoviq

Rekomandime

Ka marrë fund pas disa orësh pengmarrja e zyrave të një banke të nivelit të dytë në Tivar të Malit të Zi.

Edin Begziç u dorëzua pas negociatave me zv.kryeministrin, Dritan Abazoviç, i cili gjithashtu mban postin e koordinatorit për sigurinë.

- Advertisement -

Ngjarja shkaktoi disa orë kaos në Tivar, ku autori kërcënonte me armë dhe eksploziv.

“Gjëja më e rëndësishme është se çdo gjë përfundoi paqësisht”, shprehet Abazoviç.

I riu që akuzonte bankën për vjedhje parash ndaj një kompanie për prodhimin e barkave, para sulmit kishte publikuar dhe një video në Youtube.

- Advertisement -

Policia e Malit të Zi thotë se autori u dorëzua pas negociatave të gjatë, ku i riu pasi kishte bllokuar hyrjen e bankës kërcënonte se do të hidhte veten në erë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit