1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mesazhi emocionues i vajzës së doktoreshës së njohur që ka prekur të gjithë

Rekomandime

Mjeket jane mburoja jone qe kujdesen per ne keto dite te veshtira kur koronavirusi eshte ne qender te vemendjes ne te gjithe boten.

- Advertisement -

Greis Çomo, vajza e doktoreshës së njohur Najado Çomo, ka prekur me fjalët e saj të ndjera në rrjete sociale, kur thotë se prej më shumë se 4 muajsh nuk mund të përqafojë nënën e saj.

“Personat që më njohin e dinë sa njeri diskret që jam, por e ndjej të nevojshme të shkruaj “2 fjalë”…

Prej më shumë se 4 muajsh, nuk mund të përqafoj dot mamin tim…

- Advertisement -

Prej më shumë se 4 muajsh, vetë ajo nuk mund të përqafojë dot gjyshen time…

Prej më shumë se 4 muajsh, unë dhe babi, shohim çdo ditë në sytë e saj lodhjen, përkushtimin, dëshpërimin për jetët e humbura, pavarësisht përpjekjeve të panumërta që stafi mjekësor është dukë bërë…

- Advertisement -

Prej më shumë 4 muajsh stafi mjekësor, të gjithë pa asnjë përjashtim, janë duke shërbyer me një energji dhe forcë të paimagjinueshme…

Prej më shumë se 4 muajsh na kërkohet që të zbatojmë disa rregulla të cilat, në këndvështrimin tim, nuk janë kaq të vështira dhe të pamundura.

Zoti i ruajt mjeket tane heronje qe kujdesen per jeten e te semureve

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit