1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Mesazhi i LDK-së për Ramush Haradinajn

Rekomandime

Synimet e klanit pro-Thaçi në LDK

Që nga koha kur Gjykata Speciale në Hagë ngriti aktakuzën ndaj Presidentit Hashim Thaçi, ideja se ai do të jap dorëheqje filloi të ju jep shpresa liderëve të tjerë për postin e presidentit. U diskutua çdo alternativë që mund të bëhet në rast të dorëheqjes apo shkarkimit të Thaçit.

- Advertisement -

Mirëpo ai i cili po vazhdon të jetë më i zëshëm në lidhje me këtë post është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj që po deklarohet vazhdimisht se e dëshiron postin e presidentit.

Në lidhje me kandidimin e tij për president, Haradinaj ka theksuar se është ofertë për të mbetur edhe më tutje në qeveri.

“Saherë që LDK dhe PDK diskutojnë për koalicion qeverisës, AAK mbetet e panevojshme, prandaj kandidimi për president është ofertë për të mbetur në qeveri”, ka deklaruar Haradinaj.

- Advertisement -

Por nëse nuk mund të mbesin në qeveri Haradinaj përmend zgjedhjet e reja, sipas tij zgjedhjet nuk i sheh problem në demokraci.

Përballë kësaj situate nuk qëndroi i heshtur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili ka thënë përmes rrjetit zyrtar të tij Facebok se zgjedhja e presidentit të Kosovës kalon nëpër zyrat e LDK-së, duke ia bërë të qartë Haradinajt që pa miratimin e LDK-së nuk mund ta ketë postin e presidentit.

- Advertisement -

“Zgjedhja e presidentit kalon nëpër zyrat e LDK-së. Ashtu siç kaloi edhe zgjedhja e kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit…Kur bëhet kështu, dihet kush bëhet president. Ai që përfaqëson unitetin e popullit. Vazhdojmë…, ka shkruar Haziri, në Facebook.

Bytyçi: Sapo posti i presidentit kaloi nga LDK tek Hashim Thaçi, u prish ekullibri social dhe politik

Profesori universitar, Enver Bytyçi në një prononcim për “Bota sot”, tregoi një historik të shkurtur të LDK-së në lidhje më kalimin e postit të presidentit në zyrat e LDK-së.

Bytyçi shprehët që LDK ka realizuar me përpikmëri këtë mison në kohën kur ishte Rugova e Limaj duke mos e lënë anash as Jahjagen.

Por që në momentin kur posti i presidentit kaloi nga LDK te Hashim Thaçi, u prish edhe ekullibri social dhe politik, sepse me moskandidimin e Osmanit për këtë post atëhere na mbetët të shohim që kemi të bëjmë me prishje të rendit të vendit

“Ka qenë traditë që presidenti i Republikës së Kosovës jo vetëm të kalonte nga zyrat e LDK-së, por edhe të ishte eskluzivitet i kësaj partie. Kjo sepse detyra e kryetarit të shtetit lidhet me balancën e pushteteve, lidhet me ekulibrin social dhe politik të vendit. Dhe së paku dy prej presidentëve të vendit, i madhi Ibrahim Rugova dhe profesor Fatmir Sejdiu, e realizuan me përpikmëri misionin që ka e duhet të ketë presidenti i Republikës së Kosovës. Për hir të së vërtetës edhe Ahtifete Jahjaga, e afërt me LDK-në dhe idealit e Rugovës, bëri të njëjtën gjë. Sapo posti i presidentit kaloi nga LDK te Hashim Thaçi, u prish edhe ekullibri social dhe politik. Sepse revolucionarët bolshevikë e kanë në gen përçarjen dhe shkatërrimin e ekulibrave shoqërorë, politikë e ekonomikë. Presidenti i Kosovës në këto vite në ushtrimin e detyrës së tij në krye të shtetit i ka bërë dëme të jashtëzakonshme vendit të tij, vendit tonë. Jo vetëm krijoi përçarje dhe ndasi të tmerrshme, por shkoi deri te opsionet e Beogradit për zgjidhjet e së ardhmes për Kosovën” tha ai.

Sipas tij, ai nuk punoi asnjë ditë për balancën e pushteteve, por u mor direkt me akte politike të dënueshme për një president.

“Ai nuk u bë faktor uniteti dhe stabiliteti për institucionet e Kosovës, por për interesat e veta e të Serbisë krijoi kushtet dhe klimën e destabilitetit, madje edhe në kohë pandemie të Covid-19. Thaçi nuk krijoi ekuilibër me të tjerët, por u bëri presion faktorëve politikë e të shoqërisë civile në Kosovë që ata t’i bashkohen ideve të tij të çmendura për Kosovën dhe marrëdhëniet e saj me Serbinë. Nëse Lidhja Demokratike e Kosovës do të ruante kohezionin e saj në lidhje me rolin dhe pozicionin tradicional të kreut të shtetit, do të ishte e pranueshme dhe e dobishme që presidenti dhe zgjedhja e tij të kalonin nga kjo parti. Pse jo, të ishte edhe një nga figurat përbashkuese të saj, si psh, figura e Vjosa Osmanit. Por konsideroj se LDK nuk është më ajo çfarë ishte në kohën e presidentit Sejdiu, aq më pak ajo çfarë ishte në periudhën e lavdishme të presientit historik, Ibrahim Rugova. Po të ishte qëllimi rikthimi i ekuilibrit social e politik në Kosovë, LDK duhet të pranojë të kandidojë Vjosa Osmanin si kryetare të shtetit. Por mesa gjykoj nuk është ky qëllimi”, theksoi Bytyçi.

Synimet e klanit pro-Thaçi në LDK

Më tej, profesori përmend deklaratën e Hazirit që sipas tij me shumë gjasë i drejohet Haradinajt duke i treguar që nuk është i dëshiruar në LDK.

Sipas Bytyçit nëse nuk pranohet Haradinaj dhe nuk propozohet Osmani do të kemi një president i cili do të jetë kukull të Thaçit e që mund te jëtë edhe Mustafa i cili njejtë sikur Thaçi nuk ka parime për vendin.

E që profesori ia përmend Hazirit premtimet e LDK-së vite më pare që nuk do të bënte koalicon me PDK-në.

“Synimet e klanit pro-Thaçi në LDK janë që ta kapin institucionin e presidentit. Kuptimi i asaj që thotë zoti Haziri lidhet me dakordësinë e LDK-së për zgjedhjen e presidentit të vendit. Kjo do të thotë se politikani që do të caktohet si kandidat për president do të ketë konsensusin e Lidhjes Demokratike, pavarësisht se ciles parti i takon. Mesa shoh, kjo deklaratë i drejtohet Ramush Haradinajt dhe i jep atij mesazhin se të LDK je i padëshirueshëm për atë post”, thotë ai duke pyetur se, atëherë çfarë mund të vijë pas refuzimit të Haradinajt dhe mospropozimit të zonjës Osmani?

“Do të kemi një president nga LDK kukull të Hashim Thaçit, apo Lidhja Demokratike e zotit Haziri do të mbështesë për president personin që nominon po Hashim Thaçi?! Duhet të shohim se si do të zhvillohet teatri politik i debatit dhe i përplasjeve në këtë rrafsh. Por nuk shoh ndonjë predispozitë të LDK-së që postin e presidentit ta trajtojë në frymën e trajtesës që i bënte këtij roli Doktor Ibrahim Rugova ose profesor Fatmir Sejdiu. Edhe nëse LDK e sotme do të donte ta mbante për vete postin e presidentit, atëherë ajo do të çojë aty Isa Mustafën, një njeri inatçor po aq sa Thaçi, pa parime po aq sa Thaçi, i mllefosur dhe hakmarrës po aq sa Thaçi, një politikan kulisash njëjtë sikur Thaçi. Edhe nëse ajo do të kërkonte që postin e presidentit ta këmbente me atë të kryeministrit, përsëri kjo do të thoshte se do ta bënte këtë me Partinë Demokratike të Kosovës, me të cilën ishte betuar në fushatë elektorale se nuk do të bënte kurrë asnjë lloj koalicioni qeverisës e marrëveshje politike. Pra, Luta flet për këtë lloj rrugëkalimi përzgjedhja e presidentit të vendit. Por ai nuk llogarit në forca të treta politike në Kosovë”, theksoi profesori.

Në fund të prononcimit Bytyçi shprehët që Luta e të tjerët pro-Thaçistë në LDK do ta kuptojnë se kanë mbetur pakicë e nëse Luta dëshiron që LDK të bëhet parti e parë, le të propozojë Vjosa Osmanin për presidente.

“Është gabim për LDK-në të shpreh kaq shumë siguri në aleancën me Partinë Demokratike. Teatri politik në Kosovë tashmë nuk luhet vetëm në fushën e LDK-së dhe PDK-së. Në kushtet e legjitimitetit të cunguar të qeverisjes në Kosovë, këto dy parti nuk kanë më monopolin e plotë të vendimmarrjes, edhe pse ato kanë përkrahjen e Listës Srpska. Prandaj nuk do të kalojë shumë kohë dhe Luta e të tjerët pro-Thaçistë në Lidhjen Demokratike do ta kuptojnë se kanë mbetur pakicë e në këtë rast as presidenti, as kryeministri nuk kalojnë më nga LDK versus PDK. Nëse Luta dëshiron që LDK të bëhet parti e parë, le të propozojë Vjosa Osmanin për presidente. Me këtë rast rrit shanset që vetë të bëhet kryetar i Lidhjes Demokratike”, përfundoi profesori për “Bota sot”

Shahu: Emri i presidentit të Kosovës do të kalojë nga gjithë zyrat e partive politike

Rexhep Shahu

Analisti politik, Rexhep Shahu, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh që Haziri nuk ka thënë diçka që nuk është ditur më parë mirëpo që presidenti i ri nuk ka numra të mjaftueshëm për këtë arsyje duhet të kalojë në zyrat e partive politike domosdoshmërisht.

“Mendoj se nuk ka thënë ndonjë gjë të re, të paditur apo ndonjë sekret z. Haziri. Ndërkohë që politika çet petulla me ujë për president të ri, presidenti në detyrë nuk ka në mend të japë dorëheqje nga frika për të qenë pa pushtet e imunitet që ia jep posti. Ndërsa presidenti i ri natyrisht që duhet të kalojë nëpër zyrat e institucionëve të partive politike domosdoshmërisht. Aq më tepër kur askush nuk ka numrat e mjaftueshem që të vendosë për asgjë e askënd e jo më për president të vendit”, thotë Shahu.

Më tej, Shau shprehët që do të duhej të ishte një president i ri i cili nuk është actor i konsumuar politik por të jetë një intelektual i nivelit më të lartë me pushtet dije.

“Presidenti që del në këto kushte, nuk del më i zgjedhuri por del nga kroje konjukturash e pazare numrash e votash. Emri i presidentit të Kosovës do të kalojë nga gjithë zyrat e partive politike se duhet miratimi e duhet vota e gjithkujt. Shpresoj që presidenti të mos jetë asnjë nga aktorët e konsumuar politikë, asnjë nga drejtuesit e partive politike të Kosoves, asnjëri nga ish-drejtuesit e Kosovës, asnjëri nga ish-komandantat e luftës e të pasluftes. Do të doja të ishte një intelektual i nivelit më të lartë me pushtet dije”, u shpreh Shahu për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit