6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Mesazhi serioz për kryeministrin Kurti: Jemi të vegjël ti tregojmë muskujt para kërkesave që vijnë nga SHBA-të

Rekomandime

Kryeministri nuk është mbreti i vendit që të vendosë vetë. Unë nuk flas dot për pasoja në rastin e refuzimit të kërkesave të zyrtarëve amerikan, por për lirinë e pavarësinë e Kosovës amerikanët kanë nënshkruar me armë, kanë bërë luftë dhe nuk mund tu thotë askush asnjë shqiptar amerikanëve se ne i dimë vetë punët tona.

Nuk vdes Kosova nëse na lë Amerika në gjendje të lirë, por ne nuk duam më një Kosovë nën Serbi. Kosova dhe kryeministri ynë jetuan gati një shekull nën Serbi dhe për fuqinë tonë, për mobilizimin e organizimin tonë ende do të ishim nën Serbi. Amerika e dëboi Serbinë. Sot nuk mundet asnjë politikan shqiptar ti thotë Amerikës rri në punën tënde as për moral e as për fuqi”, thotë Shahu për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Analisti politik dhe publicisti Rexhep Shahu, vlerëson se Kosova si shtet i ri, gjendet para një sfide serioze e cila duhet të vlerësohet seriozisht ngaqeveritarë dhe i gjithë spektri politik, duke vendosur me maturi dhe mençuri karshi kërkesës për heqjen e taksës ndaj Serbisë, kërkesë kjo që vjen si formë e ultimatumit të prerë nga SHBA-të për ti hapur më shpejtë rrugë dialogut me Serbinë dhe arritjes së një marrëveshje për njohje reciproke.

Analisti Shau thotë për “Kosova Sot Online” se do të ishte gabim i madh që ditët në vijim, autoritetet e Kosovës të vazhdojnë ti injorojnë këto kërkesa që vijnë nga SHBA-të dhe të provojnë të kërkojnë zgjidhje tjetër.

Rexhep Shahu

Nuk e di çfarë e si do të vendosë Qeveria Kurti në javën e dytë të marsit për taksën ndaj Serbisë, por tregimi i muskujve nga Qeveria për zyrtarët amerikan është shaka pa kripë.

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës mundet të marr çfarë vendimi të dojë por çështja shtrohet a ka leverdi Kosova për vendime që bien në kundërshtim me interesat e Kosovës.

Qeveria dhe asnjë qeveri demokratike nuk ka fuqinë dhe tagrin të vendosë për fatet e një shteti apo kombi sepse qeveria nuk është populli as parlamenti.

- Advertisement -

Do të ishte e padrejtë që qeveria të vendoste çfarë të dojë vetë. Në diktatura mundë lejohet, në demokraci nuk lejohet”, thotë Rexhep Shahu për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Shahu, kryeministri duhet të vendosë për interesin e vendit dhe të qytetarëve, në asnjë mënyrë duke kalkuluar për interesat personale.

Kryeministri nuk është mbreti i vendit që të vendosë vetë. Unë nuk flas dot për pasoja në rastin e refuzimit të kërkesave të zyrtarëve amerikan, por për lirinë e pavarësinë e Kosovës amerikanët kanë nënshkruar me armë, kanë bërë luftë dhe nuk mund tu thotë askush asnjë shqiptar amerikanëve se ne i dimë vetë punët tona.

Nuk vdes Kosova nëse na lë Amerika në gjendje të lirë, por ne nuk duam më një Kosovë nën Serbi. Kosova dhe kryeministri ynë jetuan gati një shekull nën Serbi dhe për fuqinë tonë, për mobilizimin e organizimin tonë ende do të ishim nën Serbi.

Amerika e dëboi Serbinë. Sot nuk mundet asnjë politikan shqiptar ti thotë Amerikës rri në punën tënde as për moral e as për fuqi“, thotë Shahu për “Kosova Sot Online”.

Analisti Shahu shton se ka edhe aso tendenca që ti thuhet Amerikës se nuk duhet të imponohemi me forcë të nënshkruajmë marrëveshje nën presion me Serbinë, por kjo qasje nuk është aspak serioze, sepse ky presion që bëhet është në interesin e Kosovës edhe tani, sikur që ishte në vitin 1999.

Ka tendenca që ti thuhet Amerikës se nuk duhet të imponohemi me forcë të nënshkruajmë marrëveshje nën presion me Serbinë.

Por duhet ti thuhej që në 1999 Amerikës ne nuk e duam lirinë duke i bërë presion apo duke bërë luftë kundër Serbisë.

Duhej ti thuhej presidentit Bush kur tha në Tirane mjaft më, Kosova duhet të jetë e pa varur, duhej ti thuhej jo, nuk e duam pavarësinë nëse e jep duke i bërë presion Serbisë, nuk duam pavarësi e liri nën presion.

Amerika mund të mos bëjë asgjë, por ajo synon të shuaje konfliktet në Ballkan. Ndaj zyrtarëve të Kosovës ajo mund të heshtë.

Mundë të na lërë në fatin tonë të lulëzojmë në brigjet e Adriatikut, të hedhim valle në gojë të ujkut, të hamë edhe bar dhe parimet të mos i shkelim”, theksoi analisti Rexhep Shahu për “Kosova Sot Online”.

Por, sado që ka një hezitim të politikës Kosovare në këto zhvillime, ai beson se zgjidhja do të gjendet dhe raportet me SHBA-të nuk do të ftohen e përkeqësohen në dëm të interesit kombëtar shqiptar, dhe interesit strategjik të SHBA-ve sepse Amerika është mike e kombit shqiptar, mike e shqiptarëve dhe mjaft na ka lënë nën dy regjime të egra, nën Enver Hoxhën dhe nën Serbinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit