Është kthyer Faqja e Trustit pas disa orësh që ishte jashtë funksionit.
Nga tani qytetarët do të mund të aplikojnë për tërheqjen e 10%.
Kjo faqe ishte paralajmëruar se do të jetë aktive për aplikim sot prej orës 15:00, mirëpo, siç u bë e ditur nga zyrtarët e Trustit, për shkak të sulmeve kibernetike nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
Ndërkohë, është bërë e ditur edhe data kur mund të ju dalin paratë atyre që aplikojnë sot. Paratë pritet të dalin më 23 dhjetor.