-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Mësohet edhe emri i të arrestuarit të dytë për pIagosjen e argjendarëve në Prizren

Rekomandime

Janë arrestuar sot dy të dyshuarit që kryen një grabitje në një argjendari mbrëmjen e së hënës në Prizren.

Gazeta Online Reporteri.net, ka raportuar sot më parë se njëri nga të arrestuarit është, Leotrim Latifi i cili dyshohet për disa grabitje të armatosura.

- Advertisement -

29 vjeçari, Leotrim Latifi konsiderohet një nga personat më të rrezikshëm në Kosovë, i cili qe një kohë të gjatë ishte në arrati.

Teksa, është mësuar edhe emri i të arrestuarit të dytë, i cili është Ibrahim Qadraku.

Qadraku ka qenë i akuzuar për dy grabitje të rënda në hotelin “Sëiss Diamond”, dhe për grabitje në filialin e bankës “TEB” në Prishtinë. Për grabitjen në “TEB” në qershor të vitit 2014, ai ishte dënuar me gjashtë muaj burgim.

- Advertisement -

Kujtojmë se dy persona, babë e bir, kanë mbetur të plagosur pasditen e së hënës në Prizren, si pasojë e të shtënave në argjendarinë e tyre, nga tre persona të cilët kishin hyrë për të grabitur.

Të dyshuarit nuk kishin arritur ta kryenin grabitjen dhe më pas me një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit