4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Meta në korrik të këtij viti paralajmëroi tërmet të fuqishëm, mediat e quanin të çmendur

Rekomandime

Ishte 29 korriku i këtij viti kur Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dha alarmin për një tërmet apokaliptik që mund të godiste Ballkanin dhe si rrjedhojë edhe Shqipërinë, dhe përmes një letre i kërkonte qeverisë Rama që të mobilizohej për t’u përballur me këtë situatë. Por, duke iu referuar kësaj letre të Metës, mediat shkruanin se presidenti ishte çmendur.

Por, tani kur Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm, i cili ju mori jetën rreth 50 personave, duket se të gjithë ndihen në faj që nuk i vunë veshin alarmit të Presidentit, shkruan Reporteri.net.

Presidenti Meta në letrën e tij kishte ngritur pyetje nëse Shqipëria ka kapacitetet në përballimin e ngjarjeve të tilla dhe masat që mund të jenë marrë nga Ministria e Mbrojtjes për të minimizuar pasojat nëse do të ketë një tërmet të tillë.

- Advertisement -

Ndërsa, kjo me rastin e tërmetit të fundit, u pa se Shqipëria ishte fare e papërgatitur, pasi ekipet e saj të shpëtimit nuk ishin të pajisura as me pajisje elementare.


Në përfundim të shkresës Presidenti shprehet i gatshëm edhe të mbledhë Këshillin e Sigurisë qoftë edhe vetëm për këtë çështje.

Letra e plotë e Metës dërguar institucioneve përgjegjëse në korrik të këtij viti:

- Advertisement -

Nëpërmjet medies ndërkombëtare dhe kombëtare jam informuar mbi paralajmërimin për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin. Paralajmërimi ka ardhur nga sizmologu i njohur zoti Akis Tselentis, drejtor I institutit gjeodinamik observatori kombëtar i Athinës. Sizmologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa\ ditësh rajonin e Athinës

Për shkak të karakteristikave të veta sizmike vendi unë është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Evropë. Prandaj Shqipëria është një vend I kërcënuar nga kjo dukuri natyrore.

- Advertisement -

Për sa më sipër kërkoj nga ana juaj të informohem mbi:

Institucionet përgjegjëse a kanë kontaktuar me sizmologun Tselentis dhe institucionet homologe të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime të tilla?

Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj, nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet I përmasave të tilla.

Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qendror dhe vendor?

Nëse e gjykoni të domosdoshme jam I gatshëm të mbledh këshillin e sigurisë kombëtare qoftë edhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim I situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarët në radhë të parë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit