1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Meta reagon ashpër ndaj grekëve / Nuk u jap llogari ambasadave

Rekomandime

Presidenca ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar në mediat greke, ku presidenti Ilir Meta mori pjesë një ekspozite të organizuar nga Akademia ‘Rrënjët Tona’ dhe shoqëria civile.

Në përgjigje të interesimit lidhur me reagimet në mediat e një vendi fqinj për ekspozimin në ambientet e jashtme të Institucionit të Presidentit të Republikës të një ekspozite të organizuar nga Akademia ‘Rrënjët Tona’ dhe shoqëria civile, ka reaguar zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi.

- Advertisement -

Reagimi i presidencës:

Në përgjigje të interesimit të SYRI.net, lidhur me reagimet në mediat e një vendi fqinj për ekspozimin në ambientet e jashtme të Institucionit të Presidentit të Republikës të një ekspozite të organizuar nga Akademia ‘Rrënjët Tona’ dhe shoqëria civile, Zëdhënësi i Presidentit të Republikës z.Tedi Blushi sqaron se:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka qenë i ftuar në datën 15 nëntor 2021, për të vizituar këtë ekspozitë, të organizuar nga shoqëria civile, me fotografi dhe harta të vjetra, mijëra vjeçare, të gjetura në Enciklopeditë dhe Muzetë e vendeve të ndryshme të botës, si Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, Italisë, Turqisë dhe Greqisë.

- Advertisement -

Presidenti Meta e pranoi ftesën për të parë nga afër këtë ekspozitë, të organizuar jashtë ambienteve të Institucionit, pa marrë përsipër të vërtetojë saktësinë apo të bëjë interpretimin e materialeve të ekspozuara.

Çdo shtet serioz, duhet ta ketë të qartë, se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir Meta nuk jep llogari për vendimet dhe qëndrimet e Tij para asnjë ambasade të akredituar në Tiranë, por vetëm para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

- Advertisement -

Çdo përfaqësi e huaj në Tiranë, e çdo shteti që aderon në Konventën e Vjenës, për çdo pretendim apo sqarim lidhur me aktivitetin apo qëndrimet e Presidentit të Republikës, duhet të ndjekë vetëm rrugën zyrtare, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir Meta, siç dihet botërisht, ka qenë, është dhe do të mbetet një kundërshtar i vendosur i ndryshimit të kufijve në Ballkan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit