1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Meteorologët: Lufta në Ukrainë e bën parashikimin jo të besueshëm

Rekomandime

Pushtimi rus i Ukrainës mund të vështiresojë parashikimin e motit duke penguar marrjen e të dhënave nga rajoni, paralajmëruan meteorologët gjermanë.

“Për parashikime të besueshme, ne kemi nevojë për të dhëna gjithëpërfshirëse”, tha Clemens Simmer, kreu i Shoqatës gjermane Meteorologjike përpara mbledhjes vjetore në Leipzig, Gjermani.

- Advertisement -

Për më tepër, sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të saj nënkuptojnë se shumë kanale komunikimi të mbështetura në njohuritë e motit janë mbyllur.

Deri më tani, të dhënat po vazhdojnë të sigurohen ende nga Rusia dhe nga disa pjesë të Ukrainës ku luftimet nuk janë intensive, përmes kanaleve të komunikimit të krijuara nga Kombet e Bashkuara.

“Nëse humbasim të dhënat nga një zonë gjigante si kjo, kjo do të kishte një efekt të rëndësishëm në cilësinë e parashikimeve”, tha Simmer, duke vënë në dukje se tashmë ishte e vështirë të komunikoje me kolegët rusë.

- Advertisement -

“Kjo nuk ka qënë kurrë një problem gjatë Luftës së Ftohtë”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit