Ukrainasit nuk dorëzohen. Shumë prej tyre kanë vendosur që ta mbrojnë vendin e tyre edhe me trup.
Teksa tanket ruse vazhdojnë të hyjnë në territorin e Ukrainës në përpjekje për të sulmuar e pushtuar vendin, ata janë përballur me një rezistencë të fortë nga ana e qytetarëve ukrainas.
Këta të fundit u kanë bërë pritë forcave ruse duke i detyruar që të ndryshojnë rrugë.
Në rrjetet sociale mediat ukrainase kanë publikuar videon e disa qytetarëve që u dalin para tankeve ruse.