1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Miftaraj: Avdullah Hoti nesër në mëngjes shkarkon Agim Veliun?

Rekomandime

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar për tenderin emergjent nga Ministria e Punëve të Brendshme.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kur u vodhën 2 milionë euro, të gjithë u bënë gjykatës e policë, duke u marrë me rastin, ndërsa që një tender i Agim Veliut për vetëm katër muaj, mund ta dëmtojë buxhetin e Kosovës prej 284,800 Euro, nëse zbatohet, përcjell Bota sot.

Miftaraj ka thënë se është i sigurt se kryeministri Hoti, se nesër në mëngjes, veprimin e parë që do ta bëjë do të jetë shkarkimi i Agim Veliut dhe anulimi i kontratës në fjalë.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Sipas tenderit emergjent, që Ministria e Brendshme e ka negociuar vetëm me këtë kompani, vlera që do të duhej të paguhej për targa është mbi 110 mijë euro në muaj, për dallim nga tenderi i rregullt që parasheh shumën mujore prej 38.8 mijë eurosh.

110.000-

- Advertisement -

38.800=

_________
71,200 Euro

71,200x

4

________

284,800 Euro.

Kur u vodhën 2 milionë Euro nga Thesari i Buxhetit i madh dhe i vogël u bënë polic, prokuror dhe gjykatës me hetua, ndjek penalisht dhe gjykuar kryesit potencial të vjedhjes. (Veprim i duhur, kërkesa për drejtësi duhet me qenë e pakompromis).

Një tender i Agim Veliut për vetëm katër muaj, mundet me dëmtu buxhetin e Kosovës prej 284,800 Euro, nëse zbatohet.

Po flasim vetëm për një tender, dhe vetëm për katër muaj kohe. (Edhe në këto raste, qytetarët pa dallim partie politike duhet të kërkojnë drejtësi, të ngritin zërin për të shpëtuar buxhetin e Republikës së Kosovës).

Duke besuar në pastërtinë e Kryeministrit Hoti dhe përkushtimit të tij të pakompromis në luftën kundër korrupsionit, për qeverisje me duar të pastra, dhe prej një ekonomisti me renome botërore, jam i sigurt se nesër në mëngjes, veprimin e parë që do ta bëjë do të jetë shkarkimi i Agim Veliut dhe anulimi i kontratës në fjalë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit