1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mihrije Braha rrëfen e përlotur: Kam vdekur disa herë dhe jam ngjallur brenda sekondave kur Naimi u diagnostikua me tumor

Rekomandime

Mbrëmjen e djeshme startoi emisioni “E ardhmja është vajzë” në ekranin e “AbcNews” dhe për të hapur siparin ishte e ftuar këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Mihrije Braha. Ajo ka rrëfyer si kurrë më parë gjithë vështirësitë që ka kaluar në jetë, duke nisur nga lufta në Kosovë e deri tek beteja e bashkëshortit të saj, Naimit, me tumorin.

Mihrija tha se partneri i saj para 24 vitesh u diagnostikua me tumor dhe për këtë arsye ju desh t’i nënshtrohej një operacioni të vështirë. Ajo tregoi se ky ka qenë një nga momentet më të vështira në jetë dhe pavarësisht se para Naimit dukej si grua e fortë, në të vërtetë brenda vetes ishte shumë e dobët.

- Advertisement -

Në vitin 1996 diku nga fundi i shtatorit pikërisht kur ne mendonim se gjithçka ishte në rregull, Naimi më tha se duhet të shkonte në spital. Nuk e mendova se mund të ishte diçka serioze. Kur ai shkoi tek doktori i thanë se duhet të bënte një ndërhyrje. Ishte periudha kur ne po jetonin bashkë me familjen e Naimit. Në këtë rast po flas si shtylla mbështetëse e njeriut që po vuante. Kur Naimi filloi me anestezinë, i mbeti loti ndër sy dhe nuk mundi të më jepte një porosi të fundit.

Kam vdekur disa herë dhe jam ngjallur brenda sekondave. Afër kisha nënën e Naimit dhe po mbështesnim njëra-tjetrën, për të mirë na njoftuan se ai ia doli dhe ishte mirë nga gjendja shëndetësore. Kjo ka qenë një nga ngjarjet që asnjëherë nuk e kisha imagjinuar. Ka qenë shumë e vështirë sepse unë po luaja dy role.

Para Naimit isha një femër e fortë, por kishte edhe momente që unë dobësohesha. Të vështira kanë qenë edhe netët kur më ka kërkuar të kujdesesha për djalin në çfarëdolloj situatë. Unë mundohesha të qëndroja e fortë. Pas 10 ditëve na u komunikua nga doktori se tashmë Naimi ishe mirë dhe rezultatet kishin dalë mirë”, ka rrëfyer Mihrija.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit