4.9 C
Pristina
Saturday, December 14, 2024

Miku i Kosovës pritet të bëhet ambasador i SHBA’ve në Serbi

Rekomandime

Para disa ditësh u raportua se presidenti amerikan Joe Biden, ka nominuar për ambasador të SHBA’së në Kosovë, Jeffrey M.Hovenier, derisa së fundmi janë dhënë sinjalet në lidhje me ambasadorin që SHBA do dërgojë në Serbi, në kohën kur po vazhdon dialogu mes dy vendeve për arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

Kryeshefi i Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” për Kosovë, përmes një postimi në Tëitter ka thënë se në bazë të raportimeve të fundit ambasador në Beograd pritet të jetë Christopher Hill, derisa mbështeti këtë propozim të SHBA’ve, duke shtuar se pak njerëz e njohin rajonin më mirë se Hill.

- Advertisement -

‘’Raportimet e fundit se Amabsadori Christopher Hill ka të ngjarë të jetë ambasadori i ri i SHBA në Serbi. Nëse është e vërtetë, kjo është gjë e madhe. Ka pak njerëz që e njohin rajonin – veçanërisht Kosovën – më shumë se Amb.Hill. Në kombinim me Ambasadorin e propozuar në Kosovë, kjo do të thotë fokus i madh në marrëveshjen përfundimtare’’, shkroi Selimi.

Christopher Robert Hill është një diplomat amerikan i cili aktualisht është profesor ndihmës i George Ë. Ball në Universitetin Columbia në Qytetin e Nju Jorkut. Më parë, ai ishte Këshilltari Kryesor i Kancelarit për Angazhimin Global dhe Profesor i Praktikës në Diplomaci në Universitetin e Denverit. Para këtij pozicioni, ai ishte Dekan i Shkollës Josef Korbel të Studimeve Ndërkombëtare në Universitet, një pozicion që ai e mbajti nga shtatori 2010 deri në dhjetor 2017.

- Advertisement -

Ai gjithashtu shërbeu si i Dërguar Special në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Hill u bashkua me Departamentin e Shtetit në 1977. Ai shërbeu si Sekretar për Çështjet Ekonomike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Seul nga 1983 në 1985.

- Advertisement -

Kurse ambasadori i SHBA’ve në Kosovë Hovenier aktualisht është zv.shef i misionit të Ambasadës së SHBA-së në Ankara të Turqisë.

Ai gjithashtu ka shërbyer edhe në ambasadën e SHBA-së në Berlin si dhe në misionet e SHBA-së në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.
Në Uashington ai ka kryer detyrën e Drejtorit për Çështjet të Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO-n dhe Çështjet e Evropës Qendrore.

Nominimi i tij duhet të konfirmohet nga ana e Senatit amerikan.

Në qershor të vitit 2018, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e dekoroi diplomatin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Ndërsa diplomati amerikan, Jeffrey Hovenier, deklaroi se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit