Ish-kongresisti amerikan dhe një nga miqtë e mëdhenj të Kosovës, Eliot Engel, ka uruar Kosovën për 13 vjetorin e Pavarësisë.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë! E ardhmja mund të sjellë paqe dhe prosperitet. # Kosova13” ka shkruar Eliot në Twitter.
Ish kongresisti amerikan është një mbështetësit më të mëdhenj të vendit tonë. E ish-kongresistin amerikan, shteti i Kosovës e ka nderuar kohë më parë me mirënjohje për kontributin e tij në çështjen e Kosovës gjatë viteve 90 e pas luftës.
Muajin e kaluar, Engel i dha fund detyrës në Kongres pas qëndrimit 31 vjeçar pasi që nuk u rizgjodh edhe për një mandat.
Happy Independence Day #Kosovo! May the future bring peace and prosperity. #Kosova13 pic.twitter.com/5A3kjtqrBz
— Eliot Engel (@RepEliotEngel) February 17, 2021