5.3 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Milaim Zeka: Specialja ka arrestuar në Gjermani edhe Florim Ejupin

Rekomandime

Ish – deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka folur për arrestimin nga Specialja të Pjetër Shalës, ish-komandantit të UÇK-së nga zona Operative e Dukagjinit. Por Zeka ka thënë se Specialja ka arrestuar në Gjermani edhe Florim Ejupin.

- Advertisement -

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Shala ka qenë i kërkuar nga UNMIK-u që një kohë të gjatë e më pas edhe nga EULEX-i.

“Pjetër Shala ka qene i kërkuar prej UNMIK-ut. Ai ka qene i kërkuar nga Interpoli për një kohë të gjatë. Gjatë kohës sa ishte i kërkuar nga Interpoli ai kishte leje qëndrim në Belgjikë por për arsye të panjohura organet lokale policore në qytetin ku ai jetonte nuk patën pranuar t’ia dorëzonin Interpolit. Është rast pothuajse i çuditshëm se si organet lokale të policisë belge mbanin dhe nuk e dorëzonin në Interpol, Pjetër Shalën që të ekstradohej në Kosovë kur autoritet e UNMIK- Euleksi e kërkonin atë. Pastaj në mënyre tepër misterioze është larguar edhe nga Interpoli për krimet e pretenduara që Komandant Ujku kërkohej”, ka shkruar ai.

Zeka madje ka thënë se Specialja para disa kohësh ka arrestuar edhe Florim Ejupin, mirëpo që një informacion i tillë është mbajtur si top-secret.

- Advertisement -

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Zekës:

Gjykata Speciale ka arrestuar edhe nje shqipetar ne Gjermani

- Advertisement -

Si u arrestu komandan “Ujku”

Pjeter Shala ka qene i kerkuar prej Unmikut. Ai ka qene i kerkuar nga interpoli per nje kohe te gjate.Gjate kohes sa ishte i kerkuar nga interpoli ai kishte leje qendrim ne Belgjike por per arsye te panjohura organet lokale policore ne qytetin ku ai jetonte nuk paten pranuar t’ia dorezonin Interpolit .Eshte rast pothuajse i çuditshem se si organet lokale te policise belge mbanin dhe nuk e dorezonin ne interpol Pjeter Shalenqe te ekstradohej ne Kosove kur autoritet e unmikut-euleksi e kerkonin ate.Pastaj ne menyre teper misterioze eshte larguar edhe nga interpoli per mizorit e pretenduara qe Komandant ujku kerkohej.Por me formimin e Gjykates Speciale dhe kerkesave te saja u eshte pergjigjur policia federale belge duke arrestuar per llogari te gjykates speciale Komandant ujkun.Mbi komandant ujkun rendojne shume vepra mizore dhune terrori qe i ka kryer ne bashkepunim me te tjeret. Ai ne intervisten e dhene prane kesaj Gjykate, me 2019, ka deklaruar se ka zbatuar urdhera nga larte.

Gjykata Speciale, kohe me pare ka arrestuar ne Gjermani edhe Florim Ejupin, i cili u paraqit ne rtv Dukagjini. Arrestimi i tij eshte mbajtur si topsecret, pasiqe ai konsiderohet njeri nga personat kryesor qe ka bere pjese ne skuadrate e vrasjes te pasluftes…!!!.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit