11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Milaim Zeka tregon se si e kishte paralajmëruar Nasim Haradinajn se do të arrestohej

Rekomandime

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, e ka kritikuar klasën politike në vend për arrestimet që ndodhën nga Specialja, meqë siç u shpreh, politikanët tanë nuk e kishin marr seriozisht këtë gjykatë.

Zeka ka treguar se si i kishte paralajmëruar Nasim Haradinajn se do të arrestohet nga Specialja.

- Advertisement -

I kam thënë Nasim Haradinajt në një studio televizive që do të arrestohesh për arsye se jam nisur nga arrestimi im.

Në vitin 2014 për shkak të një hulumtimi që e kisha bërë për një korrupsion brenda EULEX-it, kisha ardhur në fakte se kryeprokurori Salustro i kishte joshur dëshmitarët me para e azil, duke i thënë ‘sa para po i do për të dëshmuar rrejshëm’”.

“Në atë kohë unë u arrestova me 80 forca speciale me maska, të cilët më hynë në zyre. Për shkak të frikës që e kishte përjetuar, më kishte abortuar edhe gruaja ime kur kanë hyrë forcat speciale ashtu.

- Advertisement -

Nuk ka pasur asnjë reagim nga Thaçi, Veseli, Limaj, Haradinaj, Mustafa, sepse në atë kohë u dukej që Gjykata Speciale është hajgare, kanë manipuluar me opinion dhe ja ku është rezultati”.

Ai mes tjerash deklaroi se ushtarët e vërtetë të UÇK-së sërish u bënë tabelë qitëse.

- Advertisement -

Është e dhimbshme që kjo ndodh 20 vite pas çlirimit, që shohim forca nëpër organizata të veteranëve, por krejt fajin e kësaj e ka klasa politike e shtetit të Kosovës që e kanë krijuar një shtet mish-mash, që e kanë shndërruar në pronë të tyre private dhe nuk ka njeri që i bie në fije se çfarë shteti është sot shteti i Kosovës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit